2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tragjedia në Liqenin e Shkodrës, pse prifti rrezikon 12 vite burgim

Më të lexuarat

Dy ditë më parë në Liqenin e Shkodrës, në anën malazeze, u konsumua një tragjedi e tmerrshme, ku katër persona u mbytën si pasojë përmbysjes së varkës ku udhëtonin.

Ende edhe sot, pavarësisht kërkimeve intensive, trupat e tre prej të mbyturve nuk janë gjendur ende.

Në akuzë është prifti i quajtur Neofit, ose me emrin Goran Kempanov, i cili organizonte udhëtimin në liqen për në manastirin e Vranjës.

Kleriku ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e jetëve dhe ka thënë nëpërmjet avokatit të tij se nuk do ta ankimojë masën e sigurisë.

“Janë për tu pyetur një numër i madh dëshmitarësh lidhur me ngjarjen. Për të mos ndikuar tek dëshmitarët, prokuroria ka vendosur arrest 74 orë për Neofit dhe nuk duam ta ankimojmë. Duan që sa më shpejt të zbardhet kjo ngjarje”, ka thënë avokati i klerikut Neofit.

Varka ku udhëtonin personat e mbytur bënte shpesh ture drejt Manastirit.

Guida parashikonte deri në 15 persona në bord, ndërsa ditën e tragjedisë në varkë ndodheshin vetëm 8 udhëtarë.

Shkak për mbytjen mendohet të kenë qenë dallgët në grykëderdhjen e lumit Moraça,

Një nga arsyet që ndodhi tragjedia është edhe mungesa e jelekëve të shpëtimit, të cilët ishin vjedhur disa ditë më parë.

Në rast se shpallet fajtor, prifti Neofit, mund të rrezikojë deri në 12 vite privim lirie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit