-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tragjedia më e rrallë ajrore 25 vjet më parë: avioni iu besua fëmijës së pilotit!

Më të lexuarat

Në historinë e aviacionit ka pasur shumë aksidente, por asnjëra e krahasuar me tragjedinë që ndodhi në Mezhdurechensk të Rusisë 25 vjet më parë.

Në këtë ditë, pikërisht para një çerek shekulli – 23 mars 1994 – nga aeroporti Sheremetievo i Moskës u ngrit një Airbus A310 i kompanisë ruse Aeroflot për një fluturim drejt Hong Kongut.

Gjithçka kaloni në mënyrë rutinore deri kur pas 4 orë dhe 19 minuta pas ngritjes, avioni ra në një pyll më Mezhdurechensk. Të 75 njerëzit në bord lanë jetën – 63 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Por ankthi i shkaktuar nga aksidenti nuk u ndal, pasi rezultati i hetimit nxorrë një arsye tronditëse.

Një video nga kutitë e zeza tregoi se shkaku i katastrofës ishte një faktor njerëzor: një djalë 15-vjeçar ishte përgjegjës për drejtimin e aeroplanit!

Gati 3 orë e gjysmë pas nisjes, komandanti i ekuipazhit, kapiteni Jaroslav Kudrinski, ftoi në kabinë dy fëmijët e tij – vajzën dhe djali, Jana dhe Eldar – që ishin në kabinë.

Para se t’u lërë komandën fëmijëve, Kudrinsky u kthye në funksionin e autopilotit. Vajza, 13-vjeçarja Jana nuk kreu asnjë lëvizje. Por pastaj komanda u mor nga vëllai i saj, 15-vjeçari Eldar Kudrinski, i cili ngadalë ndryshoi drejtimin e timonit.

Lëvizja shkaktoi shkyçjen e pjesshme të autopilotit. Shumica e sistemeve vazhduan të operonin në autopilot, por kontrolli i aileronit kaloi në operacionin manual.

Askush në kabinë nuk e vuri re këtë, sepse pilotët ishin mësuar me aeroplanë ku bëhej një bip nëse aileroni ishte vendosur në operacion manual. Megjithatë, në Airbus, u ndez vetëm një dritë që askush nuk e vuri re.

Eldari vuri re se diçka ishte e gabuar kur avioni të anohej në të djathtë.

Aeroplani kaloi gati në 45 gradë kur piloti u përpoq të parandalonte katastrofën. Më pas kaloi në 90 gradë dhe filloi të binte fort.

Për shkak të rënies së shpejtë, kapiteni Kudrinski as nuk mundi të zërë vendin e tij. Kur ekuipazhi në fund mori kontrollin e avionit, ishte tepër vonë.

Ata nuk ishin në gjendje të dallonin pozicionin e aeroplanit, domethënë që kishin rënë në një lartësi të vogël.

Airbus A310 preku majat e pemëve dhe u rrëzua në pyll. /tesheshi.com/

March 23, 1994. Near Mezhdurechensk, Russia. Airbus A310-304, Russian International Airways, Flight Number 593, Fatalities: 75 : 75.
The aircraft crashed after a captain allowed his children to manipulate the controls of the plane.

 

https://youtu.be/yBLvqzZe7cQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit