1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tragjedi në Rusi, 43 të vdekur

Më të lexuarat

Një anije peshkimi është mbytur në orët e vona të së mërkurës në perëndim të Oqeanit Paqësor, pranë gadishullit Kamchatka. Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve Itar-TASS e Rusisë, e cila ka cituar një zyrtar vendas.
 
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, 63 të tjerë janë shpëtuar, por shumë prej ndodhen në gjendje kritike të shkaktuar nga hipotermia. 
 
Mediat ruse kanë bërë të ditur se në anije ndodheshin më shumë se 130 persona.
 
78 pjesëtarë të ekuipazhit janë rusë, ndërsa pjesa tjetër janë nga vende si Letonia, Ukraina dhe Mianmari. Sipas burimeve ruse të emergjencës, anija është fundosur brenda 15 minutave.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit