0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tragjedi në familje nga xhelozia, burri vret gruan e pastaj veten(VIDEO)

Më të lexuarat

Një krim i dyfishtë brenda familjes, i ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe dhe për koinçidencë fatkeqe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është një nga rastet tragjike që dëshmon sa pak rëndësi ka jeta në Shqipëri. 
 
Krimi ka ndodhur në një çift, pasi bashkëshorti 35-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten 30-vjeçare. Policia pohon se dyshimi kryesor është që krimi ka ndodhur për motive xhelozie, pasi të dy bashkëshortët ndodheshin në automjetin e tyre tip Audi, në një rrugë dytësore në fshatin Aliaj, pranë vendbanimit të tyre në Bajzë. 
 
Policia raporton se bashkëshorti e ka qëlluar gruan me 1 plumb në kokë, me një armë tip pistoletë dhe më pas, po me të njëjtën armë dhe me të njëjtën mënyrë, me një plumb në kokë ka vrarë edhe veten. Pistoleta TT e gjetur në vendin e krimit është sekuestruar nga policia, sipas së cilës një mosmarrëveshje mes çiftit për arsye xhelozie pati një fund tragjik. 
 
Çifti fatkeq kishte 12 vite martesë dhe sipas fqinjëve ata ishin martuar pas një historie dashurie të pamiratuar nga familjet e tyre. Sipas dëshmive të të afërmve, kishte rreth tre muaj që bashkëshortët kishin shfaqur në publik konfliktin e tyre, i cili i ka dhënë fund jetës së prindërve të 3 fëmijëve tani jetimë, dy vajzave, më e madhja 11 vjeç dhe një djali 3 vjeç.  
 
Një natë më parë, në fshatin Bushat, një vajzë mbeti e vrarë pas konflikimit të disa të rinjve në një lokal. Sipas policisë, shkak i krimit ishte një grindje banale dhe viktima nën shoqërinë e një djali u vra në makinë, ndërsa përpiqej të largohej./TCH

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit