1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tragjedi në Bathore: djali merr armën, vret babanë polic dhe plagos nënën

Më të lexuarat

Një i ri 21-vjeçar në Bathore, Tiranë, ka vrarë me armë, babanë e tij dhe ka plagosur të ëmën. Ai quhet Mirald Metallari dhe u arrestua në momentin kur po dërgonte në spital, mamanë e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:20.

Policia e Tiranës e ka arrestuar të riun dhe ka njoftuar detajet. Sipas informacionit paraprak lëshuar prej saj, “më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit