TRANË- Avari në tragetin ku udhëton Presidenti Bamir Topi.
Trageti Adriatik 1 që lundron nga Italia drejt Durrësit duhej të kishte mbërritur para 3 orësh në portin e Durrësit, por për shkak të një avarie në tubat e filtrit, trageti nuk ka mbërritur ende.
Mësohet se orari kur duhet të mbërrinte trageti Adriatika 1 ishte ora 08:00 e mëngjesit.
Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se avaria ka ndodhur 24 milje larg portit të Durrësit, ndërsa pritet që trageti të mbërrijë në Durrës në orën 12:00, pasi avaria është rregulluar.
Kapiteti i portit Hysni Aruçi sqaron se trageti është duke udhëtuar me shpejtësi të kufizuar, ndërsa sqaron se shkak për të është bërë përdorimi i karburantit jo cilësor.
(ma.ar/BalkanWeb)kohaislame