5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Trafikanti milioner qeshi kur mësoi për tragjedinë

Më të lexuarat

Policia është vënë në kërkim të dy trafikantëve milionerë, që akuzohen se kanë nisur anijen me emigrantë, e cila u mbyt në Mesdhe duke shkaktuar mbi 900 viktima.

Të dy janë përgjuar duke i telefonuar njëri- tjetrit pas tragjedisë.

Njëri prej tyre, me origjinë nga Eritrea, i quajtur Mered Medhanie, i njohur edhe si Gjenerali, madje qesh me atë që ka ndodhur.

34- vjeçari, që jeton në kryeqytetin libian Tripoli, dëgjohet në përgjimet e policisë duke thënë: “Më thonë se kam hipur shumë njerëz në bord, por janë ata që duan të largohen me nxitim”.

Trafikanti tjetër, Ermias Ghermay, që thuhet se ka fituar mbi 100 milionë euro në dy vite nga trafiku, deklaroi verën e shkuar: “Organizuan një tjetër udhëtim para pak ditësh. Nuk e di çfarë ndodhi- ndoshta vdiqën”.

Ghermay është në kërkim edhe për tragjedinë e tetorit të vitit 2013 në brigjet e Lampeduzas, ku vdiqën 366 persona.

Raportimet për një bisedë të përgjuar mes tyre vijnë pak ditë pas tragjedisë më të rëndë detare që prej Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 1700 persona janë zhdukur në Mesdhe në një javë.

Ghermay dhe Medhanie jetojnë të qetë në Tripoli, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar në Libi, një shtet në kolaps që prej rënies së kolonel Gaddafi-t.

Një fraksion islamik thuhet se ka nën kontroll kryeqytetin dhe i ofron mbështetje trafikantit Medhanie, që e krahason shpesh veten me ish- diktatorin liban.

Në një tjetër përgjim telefonik, Medhanie, që mendohet se ka një grua dhe një fëmijë në Suedi, dëgjohet duke thënë: “Ne bëjmë një punë të paligjshme, çfarë pret? Ne nuk jemi qeveria”.

“Këtë vit kam bërë punë mirë- kam dërguar nja 8 ose 9 mijë”.

Ai flet edhe për mundësinë e dërgimit të parave në llogari bankare në SHBA dhe Kanada pasi“atje nuk pyesin se nga vijnë paratë”.

anija

Wanted: A police e-fit image of millionaire people trafficker Ermias Ghermay, who is thought to have made £72m with his accomplice Mered Medhanie from smuggling migrants in the last two yearsA Italian naval officer stands in front of rescued migrants on board the Italian Navy vessel Bettica as they arrive in the Sicilian harbour of Augusta after being the latest group to be rescued from the MediterraneanTerrified: Boys embrace as they arrive with migrants at the Sicilian harbor of Augusta with the Italian navy

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit