2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Toyota Auris e re, dizajn dhe performanca të avancuara

Më të lexuarat

Toyota Motor Corporation (TMC) ka paralajmëruar lansimin e modelit Auris plotësisht të ridizajnuar, i cili i dedikohet tregut japonez dhe atij evropian. Auris i ridizajnuar pritet të prezantojë unifikimin mes dizajnit dhe performancave, qëllimi i të cilit është vendosja e standardeve për modelet sportive Hatchback.

Sa i përket përmirësimeve konkrete në krahasim me modelin ekzistues, duhet përmendur distancën nga toka për 55mm më të ulët, çka sjell deri te qëndrimi më i ulët i gravitacionit dhe performancat më të mira të vozitjes, çka i kanë konfirmuar edhe testet e përgjithshme në Evropë.

Dizajn mjaft tërheqës

I bazuar në temën e re të dizajnit ”Smart Dynamism”, pjesën para e karakterizon dizajni ”Keen Look” me pjesë të hapura në mbrojtës për karakteristika dhe ftohje optimale aerodinamike dhe në të njëjtën kohë duke krijuar një pamje dinamike dhe të shkëlqyer. Auris i ri vjen me dimensione të reja dhe 30mm gjatë më të madhe dhe lartësi 55mm më të vogël. Edhe nuancat e ngjyrave e bëjnë dizajnin e kësaj edhe më tërheqës, sikurse edhe fellnet e bukura nga alumini.

Interier modern

Brendia e automobilit është punuar vizualisht në mënyrë të pastër dhe moderne dhe me ndjenjë të pamjes sportive të gjithanshme. Në listën e pajisjeve shtesë, do të jetë edhe kulmi panoramë. Po ashtu, ulëset janë të vendosura për 40mm më ulët se sa modeli paraprak për pozitë më të ulët të vozitjes, derisa këndi i timonit është ndryshuar për ndjenjë edhe më të theksuar të vozitjes sportive. Mbështetëset e holla të ulëseve, kanë mundësuar më shumë hapësirë të lirë për pasagjerë në ulëset prapa, derisa kapaciteti i bagazhit, është më i madhi në klasën e vet, prej 360 litrave në metodën VDA.

Me një radhitje të mençur të komponentëve të ndryshme nga argjendi dhe materialeve të bukura, është krijuar një përshtypje kualitative e interierit. Për një vozitje edhe më eksituese, aty janë edhe ulëset sportive si dhe timoni sportiv, i cili është dizajnuar në mënyrë të posaçme për rehati dhe kënaqësi. Me një kontroll më të mirë të vibracioneve, është arritur nivel më i madh i rehatisë në brendi, të cilin e zbukuron ambienti pa vibracione dhe zhurmë të pakëndshme.

Performanca të jashtëzakonshme të motorëve

Me modelet 1.8-litërsh CVT, vjen edhe mënyra e re e punës së motorëve Sport, çka sjell përgjigje më të mirë të motorit, përshpejtim më të shpejtë, frenim më të mirë dhe përgjigje më të mirë gjatë përshpejtimit të sërishëm, çka edhe më shumë e shton kënaqësinë e vozitjes. G AI-Shift i përdor senzorët e ashtuquajtur G, të cilët me rastin e ngadalësimit dhe kthimit, i mundësojnë AI-us që në mënyrë automatike të ndërron shpejtësinë në nivel më të ulët gjatë hyrje në kthesë dhe të kufizojë kalimin në marsh më të lartë me rastin e hyrjes nëpër kthesa.

Modeli RS vjen në kombinim me transmisionin manual me 6 shpejtësi me nivel të modifikuar të bartjes së marsheve dhe kontroll të avancuar të motorit për përgjigje më të shpejtë gjatë përshpejtimit. Forca maksimale e motorëve sillet mes 98 e 125 kuaj fuqi. Elementet si disqet e frenimit 16 inç në kombinim me amortizatorët e posaçëm, edhe më shumë e shtojnë argëtimin gjatë vozitjes. Modelet me motor 1.6 litërsh vijnë edhe me sistemin 1 NZ-FE me nivel më të lartë të kompresionit, me të cilin rritet efikasiteti termal, me çka zvogëlohet harxhimi i karburantit.

Në kombinim me transmisionin efikas Super CVT, Auris i ri arrin harxhimin më të ulët në klasën e vet prej vetëm 5.5 l/100km. Në listën e pajisjeve shtesë gjendet edhe sistemi Stop&Star, i cili është në dispozicion me motorët 1.6 litërsh, i cili i ul harxhimet në 5.2 l/100km. Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Toyot Yaris e re e arrin për 11.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 165 km/h.

1596 cc

Shpejtësia

165 km/h

Fuqia

98ps

Harxhimet

5.2l / 100 km

Teknologjia

Teknologjia G AI-Shift i përdor senzorët e ashtuquajtur G, të cilët me rastin e ngadalësimit dhe kthimit, i mundësojnë AI-us që në mënyrë automatike të ndërron shpejtësinë në nivel më të ulët gjatë hyrje në kthesë dhe të kufizojë kalimin në marsh më të lartë me rastin e hyrjes nëpër kthesa

Interieri

Brendia e automobilit është punuar vizualisht në mënyrë të pastër dhe moderne dhe me ndjenjë të pamjes sportive të gjithanshme. Në listën e pajisjeve shtesë, do të jetë edhe kulmi panoramë

Shpejtësia

Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Toyot Yaris e re e arrin për 11.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 165 km/h

Harxhimet

Në kombinim me transmisionin efikas Super CVT, Auris i ri arrin harxhimin më të ulët në klasën e vet prej vetëm 5.5 l/100km. Në listën e pajisjeve shtesë gjendet edhe sistemi Stop&Star, i cili është në dispozicion me motorët 1.6 litërsh, i cili i ul harxhimet në 5.2 l/100km

Motori

Me modelet 1.8-litërsh CVT, vjen edhe mënyra e re e punës së motorëve Sport, çka sjell përgjigje më të mirë të motorit, përshpejtim më të shpejtë, frenim më të mirë dhe përgjigje më të mirë gjatë përshpejtimit të sërishëm, çka edhe më shumë e shton kënaqësinë e vozitjes. /zeri/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit