0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Toure : Kosova nuk mund ta marrë kodin e Shqipërisë

Më të lexuarat

Rezoluta e Parlamentit të Kosovës, që i kërkon Qeverisë së Kosovës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë, nuk duket se do të ketë një perspektivë reale për konkretizim.

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet ne Tiranë për të diskutuar me qeverinë shqiptare për zhvillimin e teknologjisë se informacionit dhe shtrirjes së internetit me bazë të gjerë, ishte pak shpresëdhënës për përdorimin e prefiksit të Shqipërisë nga Kosova, transmeton TCH.
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, ku  Toure është Sekretar i Përgjithshëm është institucioni i vetëm që përcakton kodet për çdo vend të botës,.
“Do te ishte një precedent shume serioz nëse nje Parlament vendosë të përdorë një kod për vendin e tij. Ne i caktojmë kodet të bazuar në vendimet e Kombeve të Bashkuara. Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, në menjëherë caktojmë një kod për vendin, siç bëme me Sudanin Jugor vetëm dy ore pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë, nëse një vendim i tilleë do të merret për Kosovën nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 miliardë telefonë celularë në botë dhe secili prej tyre është unik, prandaj, mendoj që përdorimi i një kodi nga një vend tjetër do të krijoje shumë probleme teknike”, tha Toure. /ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit