Mirë se vini në të ardhmen njerëz, bëhuni gati të ndiheni të padobishëm. Toshiba prezantoi një robot të ri në panairin CES 2015 në Las Vegas, i cili mund t’ju vjedhë punën një ditë. Roboti quhet ChihiraAico dhe është shumë i ngjashëm me një njeri.
ChihiraAico mund të punojë si asistente profesionale e shëndetësisë, do të ndihmojë të vjetrit ose personat me aftësi të kufizuar. Kompania pretendon se ky robot Android është shumë i ngjashëm me një qenie njerëzore si nga pamja ashtu edhe nga mënyra se si sillet dhe lëviz trupin. Roboti këndon shumë mirë edhe këngët e John Denver.