Pas lansimit të kompjuterëve personal të linjës “të gjitha në një”, Toshiba tani ka zbuluar spektrin e ri të laptopëve Satellite L800 dhe C800.
Versioni i ri i laptopit, Satellite C800, përmban më shumë dizajn sesa modelet paraprake të lansuara nga Toshiba.
Ky model është i pajisur me gjeneratën e re të procesorëve Intel ose AMD, ndërsa specifikat standarde si DVD incizues, apo lidhja me USB 3.0 janë të përfshira në Satellite C800.
Çmimet e modeleve të reja të laptopëve të paraqitur nga Toshiba fillojnë prej 399 dollarëve, ndërsa pritet që në treg të dalin në tremujorin e tretë të vitit 2012. / Telegrafi /