0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Toshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5

Më të lexuarat

IFA Berlin është në aktivitet të plotë dhe po shohim tashmë daljen e njoftimeve për produktet e Windows 8.

Një nga ata është tableti i konvertueshëm Toshiba Satellite U925t ose “tableti takon Ultrabook-un”, siç e përshkruan kompania.

Produkti ngjan shumë si një tablet, por tastiera e transformon atë menjëherë në një ultrabook me disa karakteristika mjaft të mira.

Si fillim, U925t, ka një procesor të gjeneratës së 3-të Intel Core i5 (Ivy Bridge) me një grafikë Intel HD 4000. CPU-ja është e rrethuar nga një memorie 128GB dhe një RAM akoma i paspecifikuar DDR3-1600, me një ekran 12.5-inç.Për të folur rreth ekranit me prekje, tableti ka një mbrojtje ekrani me Corning Gorilla Glass.

Gjithashtu pajisja karakterizohet nga një Wi-Fi 802.11n dhe lidhje me Bluetooth 4.0, Intel Wireless Display (WiDi), dalje HDMI, 2 porta USB 3.0, nje kamera frontale HD, dhe një kamera nga pas 3MP, lexues kartash dhe shtesa sensorësh.

Tastiera ka një dritë të pasme që e ndriçon dhe një ClickPad me suport Windows 8. Tastiera nuk ka NumPad, por ka butonat e shigjetave.

Akoma nuk ka lajme rreth çmimit të këtij produkti, por siç duket U925t do të dalë për shitje në 26 tetor, në të njëjtën ditë me Windows 8. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit