Të paktën 23 persona, disa prej tyre fëmijë, janë vrarë pasi tornadot goditën kontenë Lee County, në lindje të shtetit amerikan Alabama, njofton BBC.
Sherifi Jay Jones tha se numri mund të rritet, por përpjekjet për shpëtim duhej të ndalonin deri sa të zbardhte dita, për shkak të rreziqeve që kishte kërkimi në errësirë. “Sfidë e madhe është volumi i rrënojave të shtëpive”, tha ai.
Nuk dihet se sa persona janë plagosur. Autoritetet kanë bllokuar zonën.
Shërbimi Kombëtar i Motit e klasifikoi tornadon e parë të fuqisë 266 km/orë me një gjërësi së paku gjysëm milje.
Autoritetet po punojnë për të identifikuar viktimat dhe të plagosurit. Një familje tha se një nga viktimat ishte djali i tyre tetë vjeç në qytetin Beauregard.
“Ne kurrë nuk kemi pasi një situatë kaq fatale, me sa mbaj mend, si kjo, në gjithë jetën time”, tha mjeku ligjor Bill Harris i Lee County./SYRI.NET