Dy tornado të fuqishme goditën veriun e Teksasit, duke marrë jetën gjashtë personave dhe duke lënduar shumë të tjerë.
Zyrtarë lokale nuk e përjashtojnë mundësinë që bilanci i vdekjeve të rritet. 14 persona konsiderohen të zhdukur, pas tornados që sherifi Roger Deeds e përshkroi si “një makth të vërtetë”.
“Shtëpia lëvizte e tëra. Ne ishim mbyllur në dollap, po i dëgjonim të gjitha, ishte sikur të aty pranë të kalonte një tren, e tmerrshme”, thonë banorët, transmeton TCH. /kohaislame