Projektligji “Për buxhetin e vitit 2013” është diskutuar për rreth 3 orë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha i ka ftuar deputetët të lënë pas frikën që kanë nga Rama dhe ta votojnë buxhetin më të madh në histori, opozita e kundërshtoi atë fuqishëm duke argumentuar se vendi rrezikohet nga rritja e borxhit.
Sipas deputetit Majko ka gjasa që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Greqi.
Vetë kryeministri ka garantuar se më këtë buxhet do të përmbushen objektivat e mandatit tjetër qeverisës, duke rritur rroga e pensione, investime ne infrastrukture, shëndetësi, arsim dhe garantues për ruajtjen e stabilitetit makro ekonomik.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ironizoi socialistët duke iu referuar 3 ligjeve.
“Programi për vaksinimin më pëlqeu shumë. Sikur të bëjmë një vaksinim të tuajin për të votuar ato tre ligjet. S’po ju vaksinojmë ju por të vaksinojmë kryetarin tuaj”, tha Topalli.kohaislame