1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Top 15 ushqime për njerëz me sëmundje të veshkave

Më të lexuarat

Hulumtuesit po zbulojnë shumë e më shumë lidhje në mes të sëmundjeve kronike, inflamacioneve dhe “super ushqimeve” që mund të parandalojnë apo mbrojnë kundër oksidimit të padëshirueshëm të acideve yndyrore, një gjendje që ndodhë kur oksigjeni në trupin tuaj reagon me yndyrat në gjakun dhe qelizat tuaja. Oksidimi është proces normal për prodhimin e energjisë dhe shumë reaksioneve kimike në trupë, por oksidimi i tepërt i yndyrave dhe kolesterinës krijon molekula të njohura si radikal të lirë që mund të dëmtojnë proteinat, membranat dhe gjenet tuaja. Semundja e zemres, kanceri, semundja e alzheimerit, semundja e parkinsonit dhe shumë sëmundje tjera kronike dhe gjendje degjeneruese janë lidhur me dëmtimin oksidativ.
Sidoqoftë, ushqimet që përmbajnë antioksidant mund të ndihmojnë në neutralizimin e këtyre radikalëve të lirë dhe mbrojnë trupin. Shumë ushqime që na mbrojnë nga oksidimi përfshihen edhe në dietën për veshka dhe bëhen një zgjedhje shumë e mirë për pacient me dializë apo njerëz me sëmundje kronike të veshkave. Të ushqyerit me shqime të shëndetshme është shumë e rëndësishme për njerëz me sëmundje të veshkave për shkak se ata përjetojnë më shumë inflamacione dhe kanë rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare.

Më poshtë pra keni 15 ushqime të shëndetshme për veshka, ushqime përplot me antioksidant që ju duhet ti fusni në planin e dietës tuaj.

Speci i kuq zile

Specat e kuq zile janë me sasi të vogël të potasës dhe me shije shumë, por kjo nuk është arsyeja qe i bënë ushqim shumë i mirë për veshka. Këto perime të shijshme janë gjithashtu burim shumë i mirë i vitaminës C dhe Vitaminës A, e gjithashtu edhe vitaminës b6, acidit folik dhe fibrës. Specate kuqë janë të mirë sepse përmbajnë licopene, një antioksidant që na mbron nga disa kancer. Më së miri është që ky spec të hahet ashtu si është ose të piqet pak por jo shumë. Mund të përzihet edhe me sallata e ushqime tjera sipas dëshirës.

Lakra

Lakra është përplot me fitokemikale, përzirje kemikale që gjenden në fruta dhe perime e që zbërthejnë radikalët e lirë para se ata të bëjnë dëmin. Shumë nga këto fitokemikale janë të njohura si mbrojtës kundër kancerit e gjithashtu promovojnë shëndetin kardiovaskular. Sulforafane, një fitokemikal që gjenden në perimet si lakra, mund të parandaloj apo ndaloj zhvillimin e qelizave kancerogjene, në mushkëri, zorrë, gji, fshikëz të urinës, prostatë dhe vezor. Me sasi të lartë të vitaminës K, Vitamine C dhe fibër, lakra është gjithashtu një burim i mirë i vitamines B6 dhe acidit folik. Me sasi të vogël të potasës dhe çmim të lirë, lakra është një super ushqim që mund ta shtosh në dietën për veshka.

Lulelakra

Edhe lulelakra është gjithashtu e pasur me vitamin C dhe një burim shumë i mirë i fibrës dhe folates. Gjithashtu është e mbushur me përzierje që i ndihmojnë mëlçisë të neutralizoj substancat toksike që mund të dëmtojnë membranën e qelizave dhe ADNn. Më të mira janë kur shërbehen ashtu si janë ose të avullohen apo të përzihen me perime tjera në sallata të ndryshme.

Hudhra

Hudhrat ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në dhëmbë, ulë kolesterinën dhe zvogëlon inflamacionin. Blej të freskët, të grirë apo si pluhur dhe shtoja mishit, perimeve, pastave apo edhe kosit. Hudhra ofron një shije shumë të mirë ushqimeve dhe hudhra pluhur mund të përdoret në vend të kripës së zakonshme për pacientë me dializë. Lexo më shumë lidhur me të mirat e hudhrës në postin e më hershëm.

Qepët

Qepa përmban përzierje të sulfurit dhe kjo është ajo që na bënë të qajmë kur e qërojmë. Por përveç se të bënë të qash, qepa është gjithashtu e pasur me flavonoid, veçanërisht quercitin, një antioksidant i fuqishëm që funksionon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe na mbron kundër shumë llojeve të kancerit. Qepët janë me pak potas dhe një burim i mirë i kromit, një mineral që na ndihmon në metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

Molla

Molla njihen që zvogëlojnë kolesterinën, parandalojnë kapsllëkun, na mbrojnë nga sëmundja e zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me shumë fibër dhe përzirje anti-inflamacion, një mollë në ditë vërtetë ju ndihmon. Lajm i mirë gjithashtu edhe për ata me sëmundje të veshkave të cilët veç kanë vizituar mjekun deri tani. Kështu që mos harroni të hani mollën dhe atë me gjithë fara. Ju gjithashtu mund pini edhe lëng molle apo të gatuani një pite me molla.

Manaferrat
Manaferrat njihen si mbrojtës kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës duke parandaluar ngjitjen e baktereve në muret e fshikëzës. Në po të njëjtën mënyrë, manaferrat gjithashtu e mbrojnë stomakun nga bakteret që shkaktojnë ulcerë dhe mbrojnë shtresimin e traktit gastrointestinal. Manaferrat gjithashtu janë parë që mbrojnë kundër kancerit dhe sëmundjes së zemrës.

Boronicat
Edhe boronicat janë të pasura me shumë antioksidant që quhen anthocianidis, të cilët gjithashtu i dhurojnë ngjyrën blu boronicave. Boronicat gjithashtu janë përplot me përzierje natyrale që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve. Janë burim i mirë i vitaminës C, magnez, një përzierje që i mbanë eshtrat e shëndetshme, dhe fibrës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga disa efekte të plakjes.

Mjedrat

Mjedrat përmbajnë një fitonutrient që quhet acid ellagik i cili ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup dhe kështu parandalojnë dëmtimin qelizor. Ato gjithashtu përmbajnë një tjetër antioksidant që quhen anthocianin, antioksidant që i japin ngjyrën e kuqe atyre. Janë një burim i shkëlqyeshëm i magnezit, vitamines C, fibër, folate dhe vitamin B, mjedrat kanë përbërës që ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe formimin e tumoreve.

Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me dy lloje të fenolëve: anthocianin dhe ellagitanin. Antohocianinët janë ato që i japin ngjyrën e kuqe dredhëzave dhe janë antioksidant të fuqishëm që ndihmojnë në mbrojtjen e strukturave qelizore dhe parandalojnë dëmet oksidative. Dredhëzat janë burim i mirë i vitaminës C dhe magnezit dhe një burim shumë shumë i mirë i fibrës. Njihen që ofrojnë mbrojtje të zemrës si dhe kanë përbërje antikancerogjene.

Qershitë

Qershitë kur konsumohen për ditë kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e inflamacionit. Ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidant dhe fitokemikale që mbrojnë zemrën.

Rrushi kuq

Rrushi i kuq përmban disa flavonoid të cilët gjithashtu i japin ngjyrën e kuqe. Flavonoidët ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjes së zemrës duke parandaluar oksidimin dhe zvogëluar formimin e mpiksjes së gjakut. Rezervatrol, një flavonoid që gjendet në rrush, mund që gjithashtu të stimuloj prodhimin e oksidi nitrik i cili ndihmon në relaksimin e qelizave muskulore tek enët e gjakut kështu duke shtuar rrjedhën e gjakut. Këta flavonoid gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe parandalojnë inflamacionin.

Të bardhët e ves

Të bardhët e ves është krejtësisht proteinë dhe ofron kualitetin më të lartë të proteinës me të gjithë amino acidet. Për dietë të veshkave, të bardhët e ves ofrojnë proteina me më pak fosfor se sa burimet tjera të proteinave sikur të verdhët e ves (gogluqi), apo mishrat. Bëj ndonjë omlet me të bardhët e ves ose sandviç.

Peshku

Peshku ofron kualitet të lartë të proteinës e cila përmbanë acide yndyrore të quajtura omega. Këto yndyra të shëndetshme në peshk ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve sikur sëmundja e zemrës dhe kanceri. Omega-3 gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) dhe ngrit kolesterinën e mirë (HDL).

Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit është një burim i mirë i acidit olik, një acid yndyrorë anti-inflamator. Yndyrat gjysmë të ngopura në vaj të ullirit na mbrojnë kundër oksidimit. Vaji Ullirit është i pasur me ploifenols dhe përzirje antiokside që parandalojnë inflamacionin dhe oksidimin.Studimet tregojnë se aty ku popujt përdornin sasi të mëdha të vajit të ullirit në vend të vajrave tjera kishin përqindje më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit.
Blej vaj ulliri extra virgin për shkak se janë me sasinë e plotë të antioksidantëve dhe përdore vajin e ullirit për sallata dhe në vend të vajit të zakonshëm.

Këto ushqime janë të mira për të gjithë njerëzit e jo vetëm për ata të cilët kanë probleme me veshka. Kështu që kushdo mund të përfitoj nga të mirat e këtyre ushqimeve e sidomos ata të cilët kanë probleme me veshka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit