Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, Tony Blair, sot vjen në Kosovë, ku gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, do të vizitojë shkollën “Elena Gjika”, do të mbajë ligjëratën në Universitetin e Prishtinës “Besimin dhe globalizimin në botën moderne” dhe do të nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit me dy universitete të Kosovës.
Vizita e ish-kryeministrit britanik, realizohet përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, i cili fondacion do të ndihmojë dy universitete të Kosovës në promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike.
Lajmi për ardhjen e ish kryeministër i Britanisë së Madhe në Prishtinë, është konfirmuar edhe nga zyra e Tony Blair.
“Blair Tony Faith Foundation”, është themeluar nga RT. Hon Tony Blair në vitin 2008 dhe fokusohet në të kuptuarit e ndikimit të fesë në botën e sotme, dhe përpiqet për respekt dhe mirëkuptim midis feve kryesore të botës.
Ish-kryeministri britanik, ka luajtur një rol kyç në fillimin e bombardimit të NATO-s ndaj caqeve serbe në vitin 1999./BS/kohaislame