-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tony Blair fut në grindje Serbinë me Rusinë

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror “Rusia sot” (Russia Today) e ka sulmuar ashpër kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverinë e tij. Televizionin, që kontrollohet drejtpërdrejt nga qeveria e Putinit, e ka penguar fakti që Vuçiq dhe qeveria serbe po bashkëpunojnë me firmën e Tony Blair, ish-kryeministrit britanik.
Televizioni ka dhënë kritika për bashkëpunimin me Blair-in, duke akuzuar Vuçiqin se “ka angazhuar si këshilltar, njeriun i cili ka bombarduar Serbinë”, ndërsa gjithë këtë e ka ilustruar me xhirime të viktimave, shkatërrimit të urave dhe qyteteve serbe gjatë bombardimeve të NATO-s.
 
Moska frikësohet se Beogradi po i kthehet krejtësisht Perëndimit. Shkaku i këtyre sulmeve mediatike lidhet me marrëveshjen ndërmjet Vuçiqit dhe nënpresidentit amerikan Joe Biden, për furnizimin e Serbisë me gaz amerikan. Po ashtu, nga BE-ja vijnë mesazhe se Serbia duhet të marrë shembullin e BE-së për diversifikim të furnizimit, pra që të mos varet nga Rusia.
 
“Vuçiqi kurrë nuk është sulmuar që është konsultuar me ish-kryeministrin socialist gjerman, Gerhard Schroder, i cili po ashtu ka marrë pjesë në bombardimin e Serbisë nga ana e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Dhe kjo për arsye se Schroder, është një nga krerët e gazsjellësit gjermano-rus “Rrjedha e veriut”.
 
“Besojmë arsyeja për këto sulme ndaj Vuçiqit, është pikërisht ajo që Serbia tash po përpiqet të gjejë burime të tjera të gazit dhe kësisoj të mbrojë interesat e veta”, tha për gazetën beogradase “Blic” një bashkëbisedues nga qeveria serbe.
 
Ky bashkëbisedues tregon se angazhimi i firmës së Tony Blair-it nga ana e qeverisë serbe, është bërë për të marrë këshilla për zbatimin e modelit të organizimit (Delivery unit), për të cilin besojnë se është më i miri./Express
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit