1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Toleranca në fenë Islame ka qenë shumë e qartë për të gjith hulumtuesit e paanshëm të perëndimit

Më të lexuarat

Toleranca në fenë Islame ka qenë shumë e qartë për të gjith hulumtuesit e paanshëm të perëndimit.

a. De Lacy O’Leary thotë: 
“Historia na e ka bërë shumë të qartë se legjenda se Islami është përhapur me shpatë anembanë botës është prej legjendave më të ultë, të cilën fatkeqësisht historianët perëndimor e kanë përsëritur vazhdimisht”. (Arabic thought and its palce in History, fq. 8) 
b. Trittoni thotë: 
“Fotoja e myslimanëve luftëtarë të cilët në një dorë kanë shpatën dhe në tjetrën kanë Kuranin është një foto shumë falso”. (A.S. Triton, Islam, fq. 21). 
c. Leonardo thotë: 
“E gjej veten të detyruar të konfirmoj se Muhammedi e refuzon dhe nuk e pranon dhunën në fe”. (A.G. Leonard, Islam, fq. 72). 
d. Gustaf Leboni thotë: 
“Rruga të cilën duheshe ta ndjekin kalifët ishte e qartë. Ata kishin kuptuar se nuk duhet të detyrojnë me forcë njerëzit të braktisin fenë e tyre… dhe në çdo vend publikuan se i respektojnë besimet e popujve, doket dhe zakonet e tyre”. (Gustav Lebon, Civilizimi arab, fq. 134). 
e. M.N. Roy thotë: 
“Prapavija historike e Islamit dhe rrethanat shoqërore në të cilin është zhvilluar e kanë ngjyrosur me ngjyrë të tolerancës, që ia bën të qartë edhe syrit që nuk sheh se nuk përputhet me shpirtin fanatik që ne zakonisht e ndërlidhim me islamin, madje vetëm fjala la ilahe il-lallah krijon tolerancën”. (Historical role of Islam, fq. 40-41). 
f. Orientalistja italiane LAURA VECCIA VAGLIERI thotë: 
“Nuk është hiperbolizim nëse me ngulmë insistojmë se Islami jo vetëm që ka thirrë në tolerancë fetare por e ka bërë pjesë të ligjeve që zbatohen vazhdimisht”. (An Interpretation of Islam”, fq. 26). 
g. Shkrimtari i njohur Britanez H.G. Wells thotë: 
“Ajo që tërhoqi zemrat e shumicës së njerëzve kur erdhi Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me fenë Islame ishte ideja e Hyjit, Allahut, d.m.th me perceptimin e natyrshëm në të cilën i ka krijuar E vërteta njerëzit, dhe me pranimin e tyre të sinqertë të Islamit dhe metodës së tij, në një kohë kur bota ishte e mbushur me mosbindje, trillime dhe ndarje të egra, para tyre u hap një derë e gjerë e vëllazërisë së madhe njerëzore dhe të zhvilluar, saqë edhe në firdeus, shenjtorët, priftërit dhe mbretërit nuk e zënë vendin më të lartë por edhe aty realizohet barazia mes ithtarëve të një feje, pa simbole mistike, apo rituale të errëta, apo veprime priftore. Muhammedi e solli këtë sistem të vlerave morale te zemrat e njerëzimit. Islami krijoi një shoqëri të çliruar nga dhuna dhe shtypja shoqërore të panjohur më parë në shoqëritë e atëhershme”. 
Ai gjithashtu thotë: 
“Islami u përhap dhe dominoi sepse i dha njerëzimit sistemin më të mirë politik dhe shoqëror të cilin mund tia jepte koha. Sistem i cili paraqet idenë politike më të gjerë, më të pastër dhe më të filtruar të mundshme, i cili gjer më tani realizohet në rruzullin tokësor”. (Outline of Histori, fq. 211 dhe 271- 272). 
Kurse në librin tjetër, “Historia e botës- version i shkurtuar” thotë: 
“Elementi i tretë i forcës së Islamit qëndron në insistimin në vëllazërinë dhe barazinë e plotë para Zotit mes të gjith besimtarëve pa marë parasysh dallimin e ngjyrave apo qendrave të tyre ligjore apo shoqërore”. (Short histori of the World, fq. 146).

Bekir Halimi

 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit