1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“To Vima”: Tsipras ofertë Janullatos për president të Greqisë

Më të lexuarat

Anastas Janullatos, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është kandidati kryesor i Syrizas për President të Greqisë.

Ky lajm është publikuar nga media greke “To Vima”, e cila shkruan se drejtues të lartë të Syriza-s janë duke bindur Janullatos që të pranojë ofertën e kryeministrit të ri Aleksis Tsipras, për postin e presidentit të shtetit Helen.

 

Sipas gazetës greke Janullatos, edhe pse nuk ka refuzuar, ende nuk ka pranuar, duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri. Por drejtues të lartë të Syrizas dhe kolegë të Tsipras vëzhdojnë në përpjekjet e tyre për ta bindur kryepeshkopin që të pranojë propozimin.

 

Po ashtu “To Vima” shkruan se Kryepeshkopi i Shqipërisë, është një person i veçantë që gëzon vlerësim dhe është një prift i shquar, që sipas kryeministrit Tsipras do të japë simbolikë të veçantë në zgjedhjet presidenciale.

 

Pavarësisht lajmit se Janullatos do të propozohet për President, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 2 shkurt, zëdhënësi i qeverisë në Greqi, Sakellaridis tha se nuk ka asnjë diskutim në qeveri në lidhje me emërimin e kryepeshkopit Anasatas për President të Republikës, raporton telegrafi.

 

Në Greqi, prijësit fetar i ofrohet posti i Presidentit të Shtetit, ndërsa tek ne në Kosovë prijësit fetare futen në burg? Poashtu edhe serbët kanë respekt të madh për prijësit fetare, vetëm tek ne ofendohen dhe shikohet për mainpulim!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit