Bajram Tmava, që është avokat mbrojtës i Milazim Haxhiajt, nga Istogu, i cili u arrestua bashkë me katër të tjerë dje nga Policia e Kosovës me dyshimin për terrorizëm, ka thënë se klienti i tij ka qenë në veturë afër Badovcit në momentin kur është arrestuar.
Haxhiaj, sipas Tmavës, është nga Rakoshi i Istogut dhe kishte shkuar afër Badovcit për të falur namazin e natës.
Ndersa avokatët kanë nisur të grumbullohen dhe seanca së shpejti pritet të fillojë.kohaislame