3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tjetër dënim për Berlusconi-n

Më të lexuarat

6 vjet burg dhe ndalim i përhershëm i zënies së posteve publike për ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për bashkëpunim dhe nxitje të prostitucionit të të miturve.

Është ky dënimi i kërkuar nga prokurorja e Milanos, Ilda Boccassini, e cila, gjatë fjalës së saj në sallën e gjyqit, deklaroi se Berlusconi është i akuzuar në bazë të ligjit për mbrojtjen e të miturve, të nxjerrë pikërisht nga qeveria e kryesuar prej tij, për të luftuar shfrytëzimin e të miturve për qëllime seksuale.

Prokurorja tha se, në vilën e Berlusconi-t në Arcore, ekzistonte një sistem prostitucioni. Si 17-vjeçarja Ruby, ashtu edhe vajzat e tjera, që duket se kanë marrë pjesë në festat e shfrenuara të ish-kryeministrit, i ishin afruar atij për të përfituar parà, ose për t’u futur në botën e spektaklit.

Ato kishin nga Berlusconi, çfarë u duhej për të jetuar, në këmbim të këtyre mbrëmjeve, dhe nuk ka dyshim, që Ruby ka kryer marrëdhënie seksuale me Berlusconi-n, e ky i fundit, – shpjegoi Ilda Boccassini, – e dinte që vajza ishte e mitur.

Nga ana e tij, ish-kryeministri flet për paragjykime, urrejtje dhe për fjalë qesharake, ndërsa avokati i tij mbrojtës e cilësoi si tepër të lartë dënimin e kërkuar.

Palës mbrojtëse i takon të flasë në seancën e 3 qershorit, ndërsa replikat e mundshme, e ndoshta edhe vendimi, janë në program më 24 qershor./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit