Një person ka gjetur vdekjen në kryeqytet si pasojë e të ftohtit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u dërgua në urgjencë një 31 vjeçar, ku pavarësisht çdo ndihme të dhënë nga bluzat e bardha, gjeti vdekjen.
Nga ana e mjekëve konfirmohet se i riu, i dentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen si pasojë e hipotermisë. Nuk dihen ende shkaqet në të cilat i riu është ekspozuar me të ftohtin, ndërsa nga ana e uniformave blu po hetohet lidhur me këtë rast.