-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tiranë, krim i trefishtë në familje, vret gruan, vjehrrën dhe më pas veten

Më të lexuarat

Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 5:50 të së martës, në Laprakë të Tiranës
 
 
Një krimi i trefishtë ka ndodhur sot në orët e o para të mëngjesit në Tiranë, ku një 33 vjeçar ka qëlluar për vdekje gruan dhe vjehrrën e tij dhe më pas  është vetëvrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Nga të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mësohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë është Emiljano Rustemi, i cili përkohësisht banonte në shtëpinë e vjehrrës së tij në një nga lagjet e kryeqytetit. Nga informacionet e policisë mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 5:50 të së martës, në Laprakë të Tiranës, ku fillimisht autori i ngjarjes ka qëlluar për vdekje vjehrrën e tij Ëngjëllushe Shaqiri, 58 vjeçe dhe bashkëshorten e tij Izaura Rustemi, 29 vjeçe. Më pas autori i kësaj ngjarje është vetëvrarë.
 
Kjo ngjarje ka ndodhur edhe në prezencë të tre fëmijëve të mitur të çiftit Rustemi. Policia ka bërë të ditur se çifti në fjalë ishte në proces divorci, ndërsa Emiljano Rustemi, ka qenë person me precedent penal pasi është i dënuar më parë me një vit burg për vjedhje.  Ai ka qenë emigrant dhe më datën 5 mars është kthyer në Shqipëri. Policia e shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij krimi të trefishtë në familje./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit