Një burrë ka vrarë gruan e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës sonte rreth orës 20:30 min.
Viktima është Rolanda Doku 36-vjeçe, kurse autori i krimit është Edmond Doku 45- vjeç, bashkshorti i viktimës, raporton Shekulli. Sipas të dhënave të fundit nga policia, që ka arritur në vendngjarje, autori i krimit ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që motiv për debatin me bashkëshorten mësohet të ketë qenë gjendja e vështirë ekonomike. Mësohet gjithashtu se çifti Doka ishte në prag divorci. Ata ishin regjistruar në gjykatë për t’u divorcuar, dhe madje gruaja ka qenë për një periudhë kohe nën mbrojtjen e policisë. Policia bën të ditur se Rolanda Dokut i kishte përfunduar afati i urdhrit të mbrojtjes prej pak ditësh.
Ka qenë ky momenti që burri ka shfrytëzuar që ta vrasë gruan e tij, për të cilën mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti.
Menjhërë pas kryerjes së krimit, policia ka arritur në vendngjarje,dhe ka arrestuar 45-vjeçarin Doku./koha/kohaislame