-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tiranasit me 50 mijë flamuj presin Hillary Clinton

Më të lexuarat

Qeveria shqiptare, administrata e Kuvendit dhe Bashkia e Tiranës me anë të një urdhërese të brendshme kanë njoftuar gjithë punonjësit e tyre që ditën e enjte, më 1 nëntor, duhet të dalin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të përshëndetur Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Burime të brendshme nga Kryeministria, Kuvendi dhe Bashkia e Tiranës, bënë të ditur se, të gjithë personave që do të dalin në bulevard ditën e enjte do t’u shpërndahen nga dy flamuj, një shqiptar dhe një amerikan.

Janë prodhuar afërsisht 25 mijë flamuj shqiptarë dhe 25 mijë flamuj amerikanë, të cilët do të jenë të përmasave të vogla. Punonjësit e administratës, si dhe nxënës nga shkollat e Tiranës, do të dalin për të përshëndetur Sekretaren amerikane të Shtetit.

Mbërritja e Sekretares së Shtetit, Clinton, do të bëhet në orën 09:30 në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ndërsa rreth orës 10:00 në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të kalojë eskorta e Sekretares Clinton, raporton BW.

Sekretarja amerikane do të zhvillojë fillimisht një takim me Kryeministrin Berisha në godinën e Këshillit të Ministrave, më pas do të marrë pjesë në seancën parlamentare në Kuvend, e programuar vetëm për Sekretaren Clinton, ku do të mbajë dhe një fjalim dhe në vijim do të largohet nga Tirana për në Kroaci.

Vizita e Clinton nuk do të zgjasë më shumë se 3 orë dhe do të zhvillohet më shumë për të përshëndetur 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit