3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tim Cook flet për Iphone, Siri dhe bashkëpunimin me Facebook

Më të lexuarat

Gjatë vizitës në konferencën D10 drejtori ekzekutiv i Apple-s Tim Cook bëri të kuptoj se çka mund të presim nga Apple. Në disa muajt e ardshëm Apple do të lansojë versionin e ri të aplikacionit për njohjen e avancuar të zërit Siri me një mori të veçorive të reja.

 “Siri është një ndër funksionet më të popullarizuara në iPhone dhe me potencial të madh. Shumë njerëz janë duke punur në këtë projekt dhe besoj se do të jeni të entuziazmuar me mundësitë e saj kur së shpejti ta prezantojmë ato”, tha Cook.

Siri ende është në versionin beta, gjë që Apple-s i mundëson të bëjë ndryshime kur të ka nevojë.

Duke folur për rrjetet sociale Cook tha se kjo është një pjesë që Apple-s i mungon dhe se në një kohë të afërme do të punojnë më shumë rreth saj. Këtu së pari ai mendoi në bashkëpunimin e afërt me Facebook-un, por nuk dha kurrfarë detaje. Më shumë informacione rreth kësaj poashtu do të dihen së shpejti.















Cook poashtu preku edhe temën për tregun e pajisjeve smartfonë dhe tha se tashmë janë dy sisteme operative të cilat e përbëjnë shumicën, ai iOS dhe Android. Windows Phone ende duhet të tregohet, kurse RIM me BlackBerry-in e tij më shumë është i interesuar për përdoruesit e biznesit, por pavarësisht kësaj tregu momentalisht është i fokusuar në iOS dhe Android. Ai shtoi se tregu i pajisjeve smartfonë është ende në fazën e hershme dhe se për tri vite mund të presim një rritje të numrit të përdoruesve në një miliardë. Disa vite pas kësaj secili celularë do të jetë i mençur, tha Cook.

Në pyetjen se pse kompania e tij është e fokusuar vetëm në një smartfonë, pra iPhone. Cook u përgjigjë se qëllimi i Apple-s është ta bëjnë produktin më të mire në treg. Nuk bëhet fjalë për ndonjë direktivë, por doli se një politikë e tillë dha rezultatet më të mira. “Shikoni përqindjen e përdoruesve të cilët kanë bërë rifreskimin në iOS 5. Kemi vetëm një dyqan për aplikacione. Kemi vetëm një pajisje më një dimension të ekranit dhe rezolucionit dhe kjo është arsyeja se pse mund të bëhesh thjeshtë zhvillues” tha Cook dhe shtoi se përafërsisht 75% të përdoruesve kanë rifreskuar pajisjet e tyre në versionin e ri iOS disa ditë pas daljes së tij. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit