27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

“TIKA vazhdon projektet e saj në më shumë se 120 shtete”

Më të lexuarat

“TIKA ka 56 zyre të Koordinimit të Programit në 54 shtete dhe se ajo po i vazhdon projektet e saja në më shumë se 120 shtete”, tha Dr. Mehmet Yılmaz

ANKARA (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon me projektet e saj në më shumë se 120 shtete të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Departamentit të Partneritetit dhe të Marrëdhënieve të Jashtme të TIKA-s, Dr. Mehmet Yılmaz vuri në dukje se kjo agjenci ka 56 zyre të Koordinimit të Programit në 54 shtete dhe se TIKA vazhdon projektet e saj në më shumë se 120 shtete.

Në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ) në Ankara, në bashkëpunim me TIKA-n dhe Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), filloi programi trajnues me temën “Menaxhimi i Fatkeqësive në shtetet e botës dhe Krijimi i Shoqërive rezistente ndaj fatkeqësive”.

Në këtë program morën pjesë 12 ekspertë nga vende si Bangladeshi, Filipinet, Mijanmari dhe Pakistani.

Gjatë fjalimit të tij shefi i departamentit të Partneritetit dhe të Marrëdhënieve të Jashtme të TIKA-s, Dr. Mehmet Yılmaz tha se kjo agjenci është efektive në vende të ndryshme të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine dhe se “TIKA ka 56 zyre të Koordinimit të Programit në 54 shtete dhe se ajo po i vazhdon projektet e saj në më shumë se 120 shtete”.

Duke vënë në dukje se prioritet i kësaj agjencie janë fushat si shëndetësia, arsimi, bujqësia, menaxhimi dhe transporti, Yılmaz tha se ata po punojnë edhe në fushat si turizmi, kultura dhe komunikimi.

Ai po ashtu bëri të ditur se TIKA dhe JICA po bashkëpunojnë në fusha të ndryshme si në atë të shëndetësisë familjare, teknologjisë industriale dhe në menaxhimit të fatkeqësive që nga viti 1998.

Kurse, përfaqësuesi i lartë i JICA-s, Hideaki Matsuoka tha se me Turqinë po bashkëpunojnë në projekte të ndryshme teknike, në përkrahjen e ekspertëve, në programe trajnuese si dhe në punëtori të ndryshme për zhvillim.

“Turqia e cila me politika të qëndrueshme po siguron një zhvillim ekonomik dhe po e zgjeron ekzistencën e saj, po ashtu me pozitë të favorshme gjeopolitike, është një shtet i cili është në rritje. Turqia, shumica e popullsisë së cilës përbëhet nga të rinjtë ka pritje të mëdha ekonomike. Më shumë se 100 kompani japoneze të cilat veprojnë në Turqi kanë një rëndësi të madhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve. Turqia ka një pozitë e cila lidhë 4 pika të rajonit të Azisë së Mesme dhe Lindore, Kaukazin, Lindjen e Mesme dhe Evropën”, tha Matsuoka.

Duke vënë në dukje se pas bashkëpunimeve të shumta me TIKA-n tani janë duke i ndarë përvojat e tyre me “fqinjët paqësorë në botë”, Matsuoka tha se “Me këtë projekt ne do t’i ndajmë përvojat tona me popujt e Bangladeshit, Filipineve, Mijanmarit dhe Pakistanit për ndërtimin e popujve rezistente ndaj fetkeqësive natyrore”.

Matsuoka po ashtu vuri theksin në bashkëpunimin mes Turqisë dhe Japonisë gjatë tërmetit në Marmara në Turqi gjatë vitit 1999 si dhe në atë të muajit mars të vitit 2011 në Japoni. Sipas tij, këto dy shtete do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen me qëllim për të kontribuar për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit