Agjencia shtetërore turke e ndihmës TIKA u ofroi mbi 1,000 familjeve të goditura nga përmbytja në Zimbabve artikuj ushqimor.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u dërgoi 35 ton ushqime elementare, përfshirë miellin, orizin, sheqerin, çajin dhe vajin për familjet e zhvendosura nga përmbytjet këtë vit.
Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të Zimbabvesë, te cilet deklaruan se Turqia përmes TIKA-s mbështet njerëzit në mbarë botën, që jetojnë në rrethana të vështira, pa ndonjë diskriminim”.
Ndihma u dërgua si përgjigje ndaj një kërkese nga një organizatë joqeveritare e Zimbabvesë.
Të paktën 246 persona u vdiqen dhe 2,000 u bllokuan për shkak të shirave të mëdha që goditën pjesët jugore të vendit në muajin mars. /MESAZHI/