3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

TIKA rindërton 25 shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet në Maglaj të Bosnje e Hercegovinës

Më të lexuarat

Në qytetin verior të Bosnje e Hercegovinës, Maglaj, i cili ishte i përfshirë nga shirat e rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje të mëdha, u shkatërruan shumë objekte banimi. Sot në këtë qytet u janë ndarë çelësat pronarëve të 25 shtëpive që kanë pësuar dëme të mëdha. Shtëpitë janë rikonstruktuar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Certifikatat për përfundimin e rindërtimit të shtëpive, së bashku me çelësat, pronarëve u ndau Presidenti i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) për Ballkanin dhe Evropën Jugore, Mahmut Çevik në prani të kryetarit të komunës së Maglaj, Mehmed Mustabashiç.

“TIKA që nga fillimi është një nga institucionet që ka qenë e pranishme në zonat ku ndodhën përmbytjet. Ne ishim pranë këtyre njerëzve dhe ndamë dhimbjen me ta, kështu që edhe në periudhën pas përmbytjeve u përpoqëm që të bëjmë atë që mundemi,” tha Çevik.

Në periudhën e ardhshme, siç njoftoi, vijon restaurimi edhe i rreth 300 shtëpive, për të cilat janë ndarë rreth dy milionë euro. “Në periudhën pas përmbytjes ne ndihmuam në dy mënyra. Mënyra e parë është për të riparuar shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet, dhe e dyta është që ti ndihmojë njerëzit, shtëpitë e të cilëve nuk u dëmtuan, por nga përmbytjet mbetën pa teknik të bardhë apo gjëra tjera”, shpjegoi Çevik .

TIKA që nga ditët e para të përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë ishte në terren dhe ka asistuar në ushqim dhe medikamente që nevojiteshin për popullatën e prekur. Ai rikujtoi se Presidenti i Republikës së Turqisë dhe ish-kryeministri i vendit, Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar agjencitë turke në terren që të jenë me njerëzit që janë në situata të vështira dhe të cilët janë prekur nga fatkeqësitë natyrore

“Ne jemi përpjekur që të jemi këtu dhe të kontribuojnë aq sa kemi mundësi, jo vetëm në BeH, por në të gjithë rajonin,” tha Çevik.
Kryetari i Komunës së Maglaj, Mehmed Mustabashiç tha për punën e TIKA se ka vetëm fjalë lavdërimi. “Ata deri më tani kanë rikonstruktuar rreth 25 objekte, regjistruan më shumë se 250 objekte dhe hynë në fazën e rindërtimit edhe të këtyre objekteve. Ne shpresojmë që TIKA nuk do të largohet nga Maglaj, e të mos përfundoj rindërtimin e ndërtesave të dëmtuara nga përmbytjet,” tha Mustabashiç, duke shtuar se 25 shtëpitë, çelësat e të cilave u janë dorëzuar pronarëve sot, janë rehabilituar 100 për qind. Mustabashiç gjithashtu tha se nga OJQ Islamic Relief, njoftuan për rikonstruksionin e 300 shtëpive, nga të cilat së shpejti do të fillojnë punën në 44 shtëpi, BE përmes UNDP-së rreth 30 dhe filluan punën në 40 shtëpi tjera, tha shefi i Maglaj.

Sipas fjalëve të Mustabashi, deri më tani janë rindërtuar rreth 640 objekte në komunë, ndërsa pritet për rindërtimin e 700 objekteve tjera. Ai theksoi se komuna u përfshi nga një numër i madh rrëshqitjesh të tokës që shkatërruan rreth 80 ndërtesa, ka probleme të mëdha me infrastrukturën, dhe qytetarët kanë nevojë për pajisje shtëpiake, mobilie dhe të tjera. Mustabashiç thotë se përfaqësuesit e komunës edhe për problemet e tilla ka kërkuar ndihmën e TIKA-s.
Mehmedali Arnautoviç është ndër Maglajasit të cilët kanë marrë çelësat e objektit të rindërtuar.

“Kur na goditën përmbytjet në maj, unë isha pa shpresë, pa asgjë. Kjo ishte një humbje totale e shtëpisë, ndërsa tani është rikonstruktuar,” shpjegoi Arnautoviç. Ai tha se nuk do të arrinte ta rinovonte shtëpinë e tij pa ndihmën e TIKA-s, duke shpreh falënderim për ndihmën e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit