1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

TIKA ofron ndihmë për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë

Më të lexuarat

Në fjalën e saj ministrja Nikolla tha se ambientet e rikonstruktuara nga TIKA do të kontribuojnë për të gjithë studentët e këtij fakulteti

TIRANË (AA) – Është organizuar sot në Tiranë ceremonia e inaugurimit të sallës së konferencave dhe bibliotekës së rikonstruktuar të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ndodhet edhe dega e gjuhës turke, realizuar me ndihmën e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Eyüp Yavuz Ümütlü, drejtues të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, studentë, profesorë, etj.

Në fjalën e saj ministrja Nikolla tha se ambientet e rikonstruktuara nga TIKA do të kontribuojnë për të gjithë studentët e këtij fakulteti.

“Arsimi është politika më e mirë për zhvillimin e vendit. Falënderoj agjencinë TIKA për këtë ndihmë të vyer, për mundësitë e reja që janë krijuar jo vetëm për studentët që studiojnë gjuhën turke, por do të jenë të hapura (ambientet) edhe për studentë të tjerë. Në ditët në vijim do kemi një event tjetër promovues për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi, pasi Qeveria e Turqisë ofron bursa për studentët që Ministria e Arsimit i gjykon që janë prioritet dhe me interes”, u shpreh Nikolla.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, theksoi se me kontributin e TIKA-s, salla e konferencave dhe biblioteka e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, do të kenë ambiente moderne për të gjithë studentët.

Ai u shpreh ndër të tjera se “Ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit që kemi aktualisht me Shqipërisë është arsimi dhe kultura. Marrëdhëniet tona në këto fusha, na motivojnë të bëjmë më shumë në të ardhmen. Instituti Yunus Emre si në Tiranë dhe Shkodër, si dhe dega e gjuhës turke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ju mësojnë gjuhën turke vëllezërve tanë shqiptarë”.

Koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Eyüp Yavuz Ümütlü, u shpreh se “Ne si TIKA tek të gjitha projektet që realizojmë dëshirojmë të japim një masazh. Principi primar i këtyre mesazheve është dhënia e dorës së miqësisë nga ana e Turqisë. Jemi të vetëdijshëm se investimi në fushën e arsimit ka një rëndësi të veçantë, sepse e ardhmja e një vendi varet shumë nga mënyra sesi edukohen fëmijët e atij vendi, kështu që padyshim arsimi është nga fushat primare në këtë drejtim. Mund themi se ndjemë kënaqësi se kontribuojmë në zhvillimin e vendit. Është në rritje interesi për gjuhën turke. Çdo vit vedni ynë ofron bursa universitare për studentët shqiptarë”.

Duke u ndalur në aktivitetet e organizatës terroriste FETO në Shqipëri, Eyüp Yavuz Ümütlü, theksoi se si përfaqësues të Turqisë kanë një barrë të madhe për të sqaruar në çdo detaj elementët e organizatës terroriste FETO. “Nëse do të përmend shkurtimisht aktivitetin FETO-s në Shqipëri, do të thoja se ka për synim të nxjerrin dhe zhvillojnë breza me mendje dhe zemër të manipuluar”, shtoi Ümütlü.

Projekti i realizuar nga TIKA në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë konsiston në rikonstruksionin e sallës së konferencave dhe pajisjen e saj me bazën materiale, mobilie dhe karrige, si dhe rikonstruksionin e ambienteve të bibliotekës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit