GAZA (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë ushqime të nxehta, duke ofruar iftar për 1.000 familje në Rripin e Gazës të bllokuar, theksuan sot zyrtarë të TIKA-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia do të vazhdojë të ofrojë iftare në Gaza gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit, theksuan zyrtarët.
Ndihma iu shpërnda pronarëve të shtëpive të ndërtuara nga TIKA dhe banorëve në nevojë të fshatit Hajar al-Dik, në Rripin Juglindor të Gazës.
TIKA ka ndërtuar 320 shtëpi për banorët e Gazës të cilët vuajtën nga sulmet ushtarake të Izraelit në vitin 2014, ku lanë më shumë se 2.300 palestinezë, kryesisht civilë, të vdekur.
Vitin e kaluar, shtëpitë e përfunduara iu dorëzuan zyrtarisht Ministrisë së Punëve Publike dhe të Vendbanimeve të Gazës.
Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Palestinës, shkalla e varfërisë në Gaza arriti në 53 për qind në vitin 2017, me së paku 250.000 persona, të popullsisë me rreth dy milionë banorë.
Bllokada e vazhdueshme izraelite, e imponuar që nga viti 2006, besohet të jetë arsyeja kryesore për stagnimin ekonomik.
Ramazani këtë vit erdhi mes tensioneve të larta në territoret palestineze.
Të hënën, dhjetëra demonstrues palestinezë ranë dëshmorë, dhe mijëra të tjerë u plagosën nga ana e ushtarëve izraelitë afër kufirit që ndan Rripin e Gazës nga Izraeli.