1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

TIKA kontribuon në rikonstruktimin e Upalas në Kosta Rika

Më të lexuarat

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka zgjatur dorën e ndihmës për rikuperimin e qytetit Upala që u dëmtua nga uragani Otto që goditi Kosta Rikan në vitin 2016

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka zgjatur dorën e ndihmës për rikuperimin e qytetit Upala që u dëmtua nga uragani Otto që goditi Kosta Rikan në vitin 2016.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Zyra e Koordinimit të Programit të TIKA-s në Meksikë,  bashkisë së Upalas i janë dërguar materiale për të kontribuar në tejkalimin e dëmeve materiale të shkaktuara në qytet pas tragjedisë.

Krahas materialeve të ndërtimit për përforcimin e urës që ndodhet në këtë rajon, me një ceremoni të zhvilluar në këtë vend, TIKA ka dorëzuar materialet që do të sigurojnë zhvillimin e infrastrukturës.

Kryetari i Bashkisë së Upala, Juan Acevedo Hurtado në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave tha se nuk do të harrojnë kurrë mbështetjen e popullit turk të dhënë në një kohë të vështirë.

Edhe Koordinatori i Zyrës së Koordinimit të Programit të TIKA-s në Meksikë, Muhamed Ynall (Muhammed Ünal) duke nënvizuar se Turqia është vendi më bujar, tha se është shumë i lumtur që ndihmat kanë arritur në rajon.

Uragani Otto që filloi në nëntor të vitit 2016 shkaktoi 10 të vdekur në Kosta Rika, 9 në Panama dhe 4 në Nikaragua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit