3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

Më të lexuarat

Ndonjëherë, duke menduar se po veprojmë mirë e drejt, dëmtojmë më shumë se që bëjmë hair. Kjo zakonisht ndodhë në rastet kur duam ta ndalojmë a t’i kundërvihemi një të keqeje, veçmas kur kjo e fundit nuk është se meriton trajtim publik. Disa të këqija duhen injoruar që të mos bëhen të mëdha. Publikimi mund t’i shndërrojë në të mëdha. Për këtë shkak thuhet: po deshe ta bësh të madhe një gjë, ndaloje! Rasti me një qytetar të thjeshtë që është konvertuar në krishterim nuk do të duhej të kishte këtë publicitet që iu dha nga disa prej nesh. Dikush që nuk ka asnjë ndikim në jetën shoqërore, e që i tillë mund të jetë edhe brenda familjes e rrethit të vet, duhet injoruar. Injorimi është përgjigja më e mirë ndaj tij dhe sojit të tij të cilët nuk e dinë pse kanë qenë myslimanë dhe as pse janë konvertuar. Nuk janë dija dhe vlerat që i kanë çuar në këtë vendim. Andaj, ta lëmë të keqen e këtillë të zhduket pa i bërë publicitet.

Po kështu edhe provokimi i saj ka këtë rezultat të dëmshëm. Para ca javësh, kur zyrtarisht u tha se nuk do të ketë manifestime muzikore në Prishtinë, disa vëllezër shpallën fitoren e hallallit ndaj haramit. Kjo i provokoi tejmase haramxhinjtë të cilët bën çmos dhe e kthyen atë manifestim të shthurur prapë, e nuk harruan ta shpallin fitoren e haramit ndaj hallallit. Jam i bindur se vëllezërit tanë e kanë bërë nga gëzimi e dashuria e madhe për fenë por kanë harruar se veprimet në fe nuk janë emocionale, janë parimore. Prandaj feja na mëson që në rastet kur një veprim yni i drejtë mund të provokojë një reagim të ashpër e të padrejtë të të tjerëve të mos e bëjmë. Kjo nuk nënkupton se po heshtim por se po veprojmë në përputhje me strategjinë fetare.

Hoxhë dr. Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit