Për çdo vit duhani bëhet shkaktar i vdekjes së 5,4 milionë njerëzve në mbarë botën, si dhe i shumë sëmundjeve të ndryshme, të cilat shkatërrojnë shëndetin njerëzor. Kjo fushatë bëhet për të sensibilizuar opinionin publik kombëtar mbi dëmet që sjell duhani dhe përdorimi i tij. Le t’i themi JO duhanit, qoftë edhe për një ditë të vetme.
Sot në botë mendohet se çdo vit 5,4 milion njerëz vdesin prej sëmundjeve që shkakton pirja e duhanit.
Çdo ditë mendohet se 10.000 njerëz vdesin prej duhanit.
Së shpejti pritet që duhani të zërë vendin e parë e vdekshmërisë duke ia kaluar edhe vdekjeve nga aksidentet, vrasjet, SIDA apo tuberkulozi.
Në listën e sëmundjeve vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë.
Dëmet e pirjes së duhanit
Shkakton kancer të mushkërisë dhe provokon azmën.
Kanceri i buzëve, i fytit dhe gurmazit.
Shkakton kancer të mitrës dhe bëhet shkak për një menopauzë të hershme.
Është një nga shkaktarët e kancerit të fshikëzës së urinës.
Një nga shkaktarët e kancerit të pankreasit.
Era e keqe e gojës, sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të tyre.
Dëmtimi i shijes së gjuhës dhe nuhatjes.
Shkatërrim të qelizave të trurit, mungesë të kujtesës, vështirësi në mësim.
Dëmton sytë duke shkaktuar perde të syve.
Dëmton lëkurën duke e rrudhur atë.
Shkakton infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes.
Shpejton forcimin e damarëve duke shkaktuar tension të lartë.
Shkakton bllokim të damarëve të trurit dhe zemrës duke ndikuar keq mbi këto organe.
Pengon ereksionin tek meshkujt.
Shkakton gastrit, ulçer apo reflu në traktin tretës.
Vonon shërimin e plagëve të ndryshme.
Shkaktar i sëmundjes BURGER (bllokon damarët e këmbëve dhe nëse cigarja nuk lihet e çon të sëmurin deri në prerje të këmbës).
Shpejton osteoporozën.
Dëmton thonjtë.
Dëmet gjatë shtatzënisë
Cigarja është mjaft e dëmshme për shëndetin e embrionit. Ju lutem nëse pini lëreni dhe bëni një sakrificë për bebin tuaj. Ndoshta ky mund të jetë dhe një rast i mirë që dhe ju ta lini atë.
Lindja para kohe.
Çarja para kohe e cipës së amnionit
Shkulja e placentës nga vendi
Tensioni i lartë
Vdekja e embrionit
Zhvillim i prapambetur fizik i embrionit
Probleme të mushkërisë pas lindjes
Mos harroni se lëndët që përmban cigarja kalojnë edhe në qumështin e nënës.
Ju lutem mendoni edhe për fëmijët tuaj që rriten nën tymin e duhanit. Ata dëmtohen njëlloj sikur dhe ju edhe pse nuk e pinë. Gjithashtu mundësia që dhe ata kur të rriten të bëhen pirës së këtij helmi është më e madhe.
http://ëëë.mjeku24.com/demet-e-pirjes-se-duhanit/
Këndvështrimi fetar mbi përdorimin e duhanit
Duhani shkakton vdekjen e ngadaltë të njeriut. Në një farë mënyre pirja e duhani do të thotë vetëvrasje e ngadaltë, të cilën Allahu i Lartësuar e ka ndaluar në Kuranin Famëlartë:
“Mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja. Vërtet Allahu është i Mëshirshëm me ju.” Bekare; 195.
Pirja e duhanit është e ndaluar. Gjithashtu edhe shitja e tij apo dhënie me qira atyre që e shesin atë, sepse ky është një bashkëpunim për vepra të këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos ua jepni mendjelehtëve paratë tuaja, të cilat Allahu ua ka bërë baza të jetës.” Nisa; 5.
Mjekësia e ka vërtetuar në mënyrë të prerë, se duhani është shkak i shumë sëmundjeve të rënda për njeriun, siç kanceri apo sëmundje të tjera vdekjeprurëse, për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë: “Ai ua lejoi juve gjërat e mira dhe ua ndaloi gjërat e këqija.” Araf; 157.
Shpenzimet që bëhen për blerjen e duhanit përbëjnë shpërdorim të pasurisë në mënyrë të padobishme dhe të dëmshme dhe për ata që e shpërdorojnë pasurinë e tyre në këtë mënyrë Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos shpërdoroni! Vërtet, ata që shpërdorojnë janë vëllezër të shejtanëve.” Isra; 27./kohaislame