8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Thirrje telefonike pa tarifa shtesë, shërbimi i roamingut në BE zgjatet edhe për 10 vjet

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian ka konfirmuar zgjatjen e roamingut pa tarifa shtesë në vendet BE-së edhe për dhjetë vitet e ardhshme.

Programi Roaming Like at Home, i cili ofron shërbimin pa tarifa shtesë për qytetarët evropianë, do të zgjaste deri më 30 qershor të këtij viti, por tani është konfirmuar me 581 vota për, 2 kundër, me 5 abstenime për të vazhduar edhe në dhjetë vitet e ardhshme, me një nivel më të lartë të cilësisë së shërbimit.

Ligji, i miratuar nga Parlamenti dhe Këshilli në dhjetor të 2021-së, zgjat mospagesën e tarifave shtesë të roaming që është në fuqi që nga viti 2017. Përdoruesit e telefonave mobilë do të jenë ende në gjendje të kryejnë thirrje kur udhëtojnë brenda BE-së pa kosto shtesë.

Në seancën plenare në Bruksel, eurodeputetët mbështetën edhe një dispozitë që ndalon uljen e cilësisë së shërbimeve roaming, pra kalimi nga 4G në 3G dhe përdoruesit do të kenë të njëjtën cilësi dhe shpejtësi lidhjeje kur udhëtojnë nëpër BE si në vendin e tyre dhe ofruesit e shërbimeve do të jenë të detyruar të sigurojnë cilësi roaming në përputhje me atë në vendin që përdoruesi po viziton.

Tarifat e roaming me shumicë do të reduktohen dhe përdoruesit do të kenë qasje falas në shërbimet e urgjencës dhe do të informohen në mënyrë transparente për të gjitha kostot e shërbimeve bazë dhe shtesë që mund të kenë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit