3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thirrja që shejtani i bën njeriut

Më të lexuarat

Allahu Tebarake ue Te’ala ka thënë: “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.” 2:168

Allahu Xhele ue ‘shpjegon se si shejtani thërret njeriun që ai të bëj vepra të turpshme dhe mëkate. Këtu hyjnë të gjitha ato vepra që Allahu ka ndaluar duke filluar prej idhujtarisë, dhe çdo gjë tjetër pos saj. Prej gjurmëve të shejtanit janë nxitja për të folur për Allahun pa dije. Allahu e ka ndaluar këtë kur Ai tha:

“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” 7:33

Ai përmendi mëkatin e idhujtarisë sepse idhujtarët flasin për Allahun pa dije.
Të njëjtën gjë e bëjnë të gjithë jobesimtarët e tjerë dhe të gjithë njerëzit që devijojnë nga e vërteta.
Të gjithë ata flasin për Allahun pa dije. Prandaj, është e detyrueshme për të gjithë njerëzit që janë përgjegjës për veprimet e tyre që ta pranojnë të vërtetën, të veprojnë në përputhshmëri me të dhe të kenë kujdes që të mos flasin për Allahun pa dije.
Kjo gjë kërkon që të hulumtohen argumentet dhe t’i kushtohet vëmendje mesazheve të të dërguarve të Allahut salallahu alejhim ue selem dhe në veçanti mesazhit të Profetit tonë Muhamedit salAllahu alejhi ue selem.
Nëse njeriu nuk e di ndonjë çështje për të cilën pyetet, atëherë le të thotë se Allahu e di më së miri dhe unë nuk e di këtë! Kështu pra, nuk i lejohet askujt që të flas pa dije.
Të folurit për Allahun pa dije sjell fatkeqësi të mëdha siç është mosbesimi (kufri), mëkatet e ndryshme dhe devijimet e llojllojshme.
Të folurit për Allahun pa dije nënkupton, atë të cilën Allahu e ka ndaluar të konsiderohet të jetë e ligjshme (hallall) dhe anasjelltas. Pikërisht, shejtani është ai i cili thërret në këtë gjë. Ai nxit njeriun për të folur për Allahun pa dije në mënyrë që e kota, bidatet dhe epshet të rriten dhe e vërteta të bie poshtë. Allahu na ruajtë.

Autor: Imam Bin Bazi
Burimi:Feuaid minet-Tefsir, faqe 41-42

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit