3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Thirra o Allah”- thotë emigranti i mbijetuar nga tragjedia në Mesdhe

Më të lexuarat

Për t’i mbrojtur identitetin kanë zgjedhur ta quajnë thjesht Xhamal, por ky nuk është emri i tij i vërtetë. I riu i intervistuar nga Al Xhazira është njëri prej 28 të mbijetuarve të vetëm të tragjedisë së fundjavës së kaluar në mesdhe, ku fundosja e një anijeje me klandestinë mori 800 jetë njerëzish. 
 
Libi, një milion emigrantë gati për nisje Tragjeditë në Mesdhe nuk e zbehin fluksin e klandestinëve Alarmi, Mesdheu mund të ‘përpijë’ 30 mijë jetë në 2015 Në Somali, rrefën ai, nuk ka lumturi, ka vetëm Al Shabab. Por eksperiencat e përjetuara në duart e trafikantëve në Libi ishin një tmerr akoma më i madh. 
 
“Në Libi na merrnin paratë dhe na rrihnin mizorisht. Njoh njerëz që vdiqën nga uria. Trafikantët nuk na lejonin të flisnim me familjet tona. Nuk na jepnin ushqim dhe na rrihnin vazhdimisht. Një herë, rrjeti i trafikimit u zbulua dhe bosi ia hodhi fajin një gruaje, të cilën e rrahu barbarisht”, tregon Xhamal. 
 
Që udhëtimi do të kthehej në katastrofë, këtë Xhamali e dëgjoi nga goja e një skafisti që në momentin e nisjes. Anija ishte aq e tejmbushur, sa në një moment ai ra në det, por arriti të hipte sërish. 
 
“Në anije nuk kishim as ushqime e as ujë. Unë kisha një peshk me vete, por të tjerët s’kishin asgjë. Udhëtuam për një ditë të tërë pa asgjë për të ngrënë e për të pirë. Pastaj pamë anijen nga Europa”, vijon rrëfimin Xhamal. 
 
Dhe tamam atëherë kur mendoi se do të shpëtoheshin, ndodhi fatkeqësia. “Një miku im ishte shumë i uritur ndaj e ndava peshkun me të. Por pak pasi thirrëm për ndihmë u përmbysëm dhe ai vdiq në ujë. Unë vetë mbeta nën ujë për 5 minuta. Iu luta Zotit disa herë dhe arrita të notoj deri në sipërfaqe. Katër djem të tjerë afër meje thirrën për ndihmë e kështu shpëtuam”, thotë i riu. 
 
Të tjerët nuk ishin kaq me fat. Anija u përmbys gjatë orëve të natës dhe në mes të atij terri të frikshëm, rojet bregdetare ishin si të verbër. 
 
“Deti ishte krejtësisht i zi. Mund të shihje vetëm deri në disa metra, por më larg ishte e pamundur. E vetmja gjë që mund të shihnim ishin shiritat e dritës që prodhonin elektrikët e përdorur nga punonjësit e shpëtimit. Mund të mbështeteshim vetëm tek ajo që dëgjonim”, thotë Giuseppe Pomilla, mjek vullnetar. 
 
Xhamali beson se trafikantët i kanë vënë qëllimisht emigrantët në rrezik. “Ata nuk na shohin si njerëz”, ishin fjalët e tij. Tani i riu shpreson se sakrifica e bërë do të japë frytet e saj dhe se më në fund do të arrijë të nisë një jetë të re e të tërheqë në Europë edhe familjen.
/ Top Channel 

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit