3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Themeluesi i ‘Charlie Hebdo’: Redaktori çoi drejt vdekjes stafin

Më të lexuarat

Një nga themeluesit e revistës satirike “Charlie Hebdo” ka akuzuar redaktorët e tij, të cilët u vranë të mërkurën e kaluar, se çoi “drejt vdekjes” ekipin e tij duke publikuar karikatura provokuese të Profetit Muhamed. Henri Roussel, i cili ka kontribuar për numrin e parë të revistës së botuar në vitin 1970 me emrin Hara-Kiri Hebdo, i ka shkruar redaktorit Stephane Charbonnier duke i bërë të ditur mendimin kundër këtij vendimi. Pavarësisht këshillës së 80-vjeçarit Charb botoi karikaturat e profetit në faqen e parë në vitin 2011. Pas kësaj, revista u sulmua me bombë. “Chalie Hebdo” rriti numrin e kopjeve të hedhura në treg nga 60 mijë në 5 milionë. “Mendoj se jemi treguar budallenj që ndërmorëm risk të panevojshëm. Kjo është e gjitha. Mendonim se ishim të paprekshëm. Për vite, dekada, kemi provokuar dhe një ditë provokimi u kthye kundër nesh”, thotë Delfeil. “Nuk duhet ta kishte bërë këtë, por Charb e bërë sërish këtë gjë një vit më vonë në shtator 2012.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit