2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Themelohet partia e Bamir Topit

Më të lexuarat

Lindi sot partia Fryma e Re Demokratie (FRD), partia për të cilën diskutohet gjerësisht se pas korrikut do të drejtohet nga Bamir Topi, sapo ai të largohet nga posti i Kreut të Shtetit.

Sot në selinë e FRD, në një sallë pranë sheshit Xhorxh Bush ku ndodhet godina e kësaj partie, u prezantua vetëm grupi nismëtar i FRD dhe platforma e këtij subjekti. Grupi nismetar i kesaj partie perbehet me kryetar Gazmend Oketa, me anetare Aleksander Biberaj dhe Andi Seferi.

Pasi të pranishmit kanë dëgjuar himnin kombëtar, deputeti aktual (i shkeputur nga PD) ne Kuvend, Gazmend Oketa u prezantua si kryetari i grupit nismetar i FRD. Në deklaratën e parë zyrtare, Oketa theksoi se “Fryma e re Demokratike” do të jetë një parti e qëndrës së djathtë, mishëruese e idealeve liberale.

“Doja t’a përuronim sot në shtëpinë tonë, na falni për sallën e vogël. Jam këtu të bëj deklaratën e parë zyrtare këtu të grupit nismëtar të partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Sic jemi bërë me vetëdije, është ngritur grupi nismëtar, ky grup ka për qëllim të bëjë përgatitjet e nevojshme me zyrtarizimin e partisë fryma e re demokratike”, tha Oketa.

Synimi i FRD, tha Oketa do të jetë funksionimi i demokracisë në vend, prioritet rinia, kurse partia theksoi ai do të përfaqësojë konkretisht shtresën e mesme të shqiptarëve. “Nga sot do të nisim një fushatë të hapur intensive me mbarë shoqërinë shqiptare me synimin kryesor funksionimin e demokracisë”.

FRD, tha Oketa do të ndihmojë në cështjen e pazgjidhur të pronave dhe në kauzën e ish-të përndjekurve politike. 

Kreu i grupit nismëtar, Gazmend Oketa e la të hapur mundësinë që në FRD të ketë edhe figura të tjera nga grupi parlamentar i PD-së, kur tha se, i ka bërë ftesë cdo qytetari shqiptar që do të gjejë veten tek kjo forcë e re. 

“Këtu jemi për piketat kryesore, për krijimin e kësaj partie. Unë i bëra thirrje cdo qytetari të bashkohet me ne, nuk ka rëndësi nëse është qytetar i thjeshtë, apo deputet. Nëse gjen veten këtu mund të mbështetet”, theksoi ai.

Oketa shpjegoi për gazetarët se FRD është një parti me frymë pozitiviste, e cila do ketë në vëmendje të saj zhvillimin dhe progresin e vendit.  “Ne kemi vullnet dhe angazhim për të përmirësuar gjendjen ekonomike. Jemi një parti me një frymë pozitiviste, pro zhvillimit dhe progresit, mbështesim iniciativat që i vijnë në ndihmë jetës së qytetarëve”, tha ai.

Sipas Oketës, Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie do të mbahet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa i pyetur në lidhje me prezencën e Bamir Topit, Oketa nënvizoi se ai është ende president i Shqipërisë deri në muajin korrik. Por kjo nuk e përjashton mundësinë që Topi të vihet në krye të FRD, pasi afatet kohore të zgjedhjes së Kuvendit Zgjedhor përkojnë me kohën e mbarimit të mandatit të Presidentit Topi./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit