1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Thembra e artë”: Madjer, i vetmi futbollist arab që e ka fituar Champions League-n

Më të lexuarat

Ai u quajt “thembra e artë”, dhe shpejt pas kësaj togfjalëshi u lidh me emrin e tij. Ai është një referencë kur vjen puna te shënimi i golave me thembër, dhe kështu u bë një legjendë jo vetëm në futbollin algjerian, por në borën arabe gjithashtu. Po, ne po flasim për ish-futbollistin Rabah Madjer, i cili shënoi një prej golave më të bukur në historinë e Champions League-s, në mos më të bukurin.

Çdokush e di se Madjer është trajneri aktual i kombëtares algjeriane. Ai ishte dhe është ende një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Algjerisë. Madjer u rendit si lojtari i pestë më i mirë afrikan në shekullin e njëzetë pas George Weah-së, Roger Milla-s, Abedi Pele-së dhe Lakhdar Belloumi-t.

Atij iu dha në vitin 2004 titulli i lojtarit më të mirë arab në shekullin e njëzetë dhe në historinë e futbollit arab.

Rabah Madjer nuk është vetëm lojtari i parë arab që ka fituar Champions League-n, por është gjithashtu i vetmi arab që ka arritur të shënojë një gol në një finale të kësaj veprimtarie.

Goli i tij në finalen e Champions League-s të vitit 1987 kundër Bajernit të Mynihut ishte i tillë që e bëri atë referencë në këtë aktivitet; një gol në veprimtarinë më të kushtueshme dhe më të fortë futbollistike europiane të klubeve.

Madjer fitoi gjatë karrierës së tij një sërë titujsh në nivel kombëtar, kontinental dhe ndërkombëtar, dhe pas tërheqjes iu kushtua shpesh aktiviteteve bamirëse.

Ish-sulmuesi algjerian e ka kryesuar për tre dekada listën e golashënuesve arabë në Champions League, me 11 gola. Mohamed Salah ia ka dalë tani të lërë pas çdokënd, me 13 gola të shënuar; në gjysmëfinalen e parë të këtij sezoni shënoi dy gola.

Egjiptiani Salah ka mundur kështu të dalë mbi arritjen historike të algjerianit Madjer sa ka të bëjë me numrin e golave të shënuar, por pyetja tani është: do të ecë ai në hapat e këtij të fundit dhe ta fitojë këtë sezon Champions League-n? Salah është fare pak larg arritjes së legjendarit Madjer.

Madjer i sheh Salah-un, Riyad Mahrez-in dhe marokenin Medhi Benatia si ambasadorë të futbollit arab në Europë.

Sa për Salah-un, Madjer thotë se, “Ai është burim krenarie jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë arabët.” Për të, Salah mund ta bëjë të tijin çmimin e lojtarit më të mirë në botë nëse fiton Champions League-n. /tesheshi.com/

Me shkurtime nga “Al Arabiya”. Titulli është redaksional. Në origjinal: “I vetmi futbollist arab që e fitoi Champions League-n… do të jetë Salah tjetri?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit