3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Thellohen marrëdhëniet në fushën e shëndetësisë Kosovë-Gjermani

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti në takim Ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets.

 

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe Ambasadorja Viets biseduan për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Në këtë takim, Ambasadorja Viets është interesuar për reformën shëndetësore në Kosovë, në veçanti për sigurimet shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka thënë se Ministria po bën përgatitjet teknike për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurime shëndetësore, që më pastaj të fillohet me ofrimin e shërbimeve nga skema e sigurimeve publike. “Është një proces mjaft sfidues, të cilit jemi duke ju qasur me shumë kujdes dhe për të cilin po analizojmë edhe përvojat e të tjerëve”, tha Ministri Rrahmani.

Në këtë takim është diskutuar edhe ideja apo mundësia e punësimeve të profesionistëve mjekësorë kosovarë në Gjermani për profilet mjekësore të cilat mund të punësohen atje me kohë të kufizuar, për çka Ambasadorja tha se do ta përcjell këtë interesim tek autoritetet, ndërkohë që u theksua, se ka fusha të ndryshme në shëndetësi ku mund të bashkëpunohet midis dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit