2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

The Telegraph: Vëllazëria Myslimane, kampioni më i madh i demokracisë për 2013

Më të lexuarat

Në titullin:”Kush është kampioni më i madh i demokracisë për 2013? E pabesueshme, janë Vëllezërit Myslimanë”, gazeta britanike “The Telegraph” mendon se është Vëllazëria Myslimane në Egjipt, ajo që meriton çmimin për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe lirisë.
“Nëse hedhim një vështrim në ngjarjet e 2013, nuk do të gjejmë persona dhe organizma, të cilët janë vënë në mbrojtje të demokracive dhe lirive, ashtu siç ka bërë Vëllazëria Myslimane.
Prandaj dhe çmimin për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë, duhet ta marrin ata, pasi u vunë kundër persekutimit dhe diktaturës në Egjipt. Ne duhet ta pranojmë të vërtetën, pasi përbëjnë shumicën mbi aktualitetin egjiptian.
Ndërkohë që ne në perëndim shkruajmë artikuj dhe libra lidhur me demokracinë dhe lirinë, Vëllazëria Myslimane dhe mbështetësit e tyre sakrifikuan me mijëra jetë për këtë qëllim. Nuk po bëjmë avokati për Vëllazërinë Myslimane, por realisht ata kanë qenë katalizatori i demokracisë së vërtetë në Egjipt.
Xhimi Karter: Puçistët e Egjiptit, i akuzojnë Vëllezërit Mysliman për terrorizëm, ndërkohë që edhe ata e dinë se nuk janë të tillë.
Ish presidenti amerikan, Xhimi Karter, ka deklaruar se pala më e dobët në Egjipt, është pikërisht institucioni i ushtrisë. Vëllazëria Myslimane u janë imponuar të gjithë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm për ta refuzuar puçin ushtarak dhe për të mos pranuar asnjë zgjidhje tjetër përveç legjitimitetit.
“Unë jam penduar që u kam bërë padrejtësi egjiptianëve kur shërbeja si ndërmjetës për marrëveshjen e Kamp Deivid, atëherë kur isha presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë. Sot, nuk mund tu bëj padrejtësi të dytë egjiptianëve dhe të kontribuoj qoftë dhe me heshtje në privimin e tyre për një të ardhme më të mirë në një vend demokratik, i cili mund të rilindë falë kapaciteteve të veta të brendshme. Sot e pranoj që marrëveshje e Kamp Deivid i shoi ëndrrat e egjiptianëve për një shtet modern dhe të zhvilluar. Pas revolucionit të janarit 2011, u paraqit një shans tjetër, u zgjodh një president nga populli me 51% të votave, mbi 25 milionë vota nga 50 milionë votues. Zgjedhjet e Egjiptit ishin zgjedhje më të mira se ato që zhvillohen në disa vende të Evropës, gjë të cilën e ndoqi mirë dhe institucioni i ushtrisë. Me çfarë justifikimi doli ushtria dhe iu bind 4 milionë qytetarëve egjiptianë dhe rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur Mursi, shpërndan parlamentin e zgjedhur, anulon kushtetutën dhe vret me mijëra njerëz nga milionat që kishin mbushur rrugë e sheshe?!” pyet ai. /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit