4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

The Guardian: Ushtria e Esed e rrënuar

Më të lexuarat

Gjenerali sirian i dezertuar Muhamed Zuabij, ka deklaruar për gazetën The Guardian se ushtria e regjimit sirian është pothuajse e rrënuar dhe nuk do të rezistojë gjatë.

Ai është shprehur të shtunën se ushtria e Esed nuk do rezistojë më shumë se dy muaj, për shkak të mungesës së lëndës djegëse, ushqimeve dhe moralit të rënë të ushtarëve.
Gjenerali i dezertuar u tha se në presidenti Esed do të largohet ose drejt Rusisë ose në Iran, dy vendet që e mbështesin fuqishëm bashkë me Kinën.
Me mbërritjen e luftimeve dhe protestave në kryeqytetin e vendit Damask, ku është përqendruar i gjithë regjimi dhe në qytetin historik dhe industrial të Halebit, duket se regjimi i Esed i ka ditët të numëruara.
Pas shpërthimit të Damaskut i cili la të vrarë krerët më të lartë të regjimit, tashmë ai është shndërruar në një skenë luftimesh mes forcave të regjimit dhe Ushtrisë Siriane të Lirë. E njëjta gjë vlen dhe për qytetin e Halebit. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit