Është diçka që greket iu frikësuan prej vitesh: e vërteta e fshehur nga Greqia prej kohësh, kur vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës duke marrë pjesë në gjenocidin serb, masakra më e tmerrshme prej Luftës së IItë Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sosh patën vdekur, shkruan e përditshmja londineze “The Guardian”.
Javën e ardhshme Serbia merr kryesimin e BEsë, ndërkaq ishpresidenti serb Milan Millotinoviq do të sillet para Tribunalit të Hagës nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që përfshirja e Greqisë në këtë mizori, dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, mund të zbardhen nga paraqitja e 60vjeçarit Millotinoviq para tribunalit.
“The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviq në aleancën AthinëBeograd gjatë viteve të nëntëdhjeta kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan.
Grekët e dinë se një ditë do të duhet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre.
Pas deklaratës së fundit të pendesës të ishlideres së serbëve të Bosnjës, Biljana Plaviq, besohet se është çështje kohe kur edhe të tjerët do të fillojnë të flasin, shkruan The Guardian, para paraqitjes së Millotinovic në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.