“Arrestimi i Naser Kelmendit, një prej gangsterëve më famëkeq në Ballkan, ka lëshuar një lumë spekulimesh në shtypin e rajonit në lidhje me atë se kush prej “nëntokës ballkanike” është i lidhur me Naser Kelmendin”, shkruan e përditshmja britanike “The Economist”
Kelmendi e ka mohuar akuzën se ai është marrë me drogë, ndërkaq ai është i vetmi individ nga Ballkani në të ashtuquajturën “Lista e Zezë amerikane” e trafikantëve të caktuar dhe posaçërisht dilerëve të drogës”.
Naser Kelmendi i cili vjen nga Peja, u arrestua në Prishtinë më 5 maj mbi bazën e një urdhër-arresti të Interpolit. Ai është gjithashtu shtetas i Bosnjës, ku ai ka qenë i vendosur që prej përfundimit të luftës dhe është kërkuar për “vrasje në tentative dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve në Amerikën e Jugut, Turqi, Serbi, Kroaci dhe vende tjera të Evropës Perëndimore”.
Së bashku me djemtë e tij, Kelmendi ka qenë i hetuar më shumë se sdi sa herë në Bosnjë, por ai kurrë nuk ka qenë i ndjekur penalisht atje. Vitin e kaluar ai e la Bosnjën, pasi duke u vënë në listën “Kingpin”, të SHBA-së dhe pasi boshnjakët e akuzuan atë për vrasjen e Ramiz Delalic “Celo”, një bos krimi me të cilin ai besohet të ketë qenë në konflikt.
Në vitin 2008, SIPA (Agjencia policore boshnjake për hetim), e lajmëroi Kelmendin në Interpol. Në vitin 2009, OCCRP ( Raportimi i Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), vëri në dukje se derisa policia boshnjake thoshte se trafikimi rajonal i drogës kontrollohet nga Kelmendi, ata i kishin dhënë atij dhe fëmijëve të tij lejet për armët e zjarrit.
Sipas OCCRP, raporti nga SIPA e linçoi Kelmendin me “organizimin dhe trafikimin e drogës, kontrabandë të cigareve dhe pastrim të parave. Edhe më e rëndësishmja ajo gjithashtu vë në dukje lidhjet midis tij dhe politikanëve në Kosovë dhe Bosnje.
Miranda Patruçiq, përgjegjëse e OCCRP në Sarajevë, thotë se arsyeja pse Kelmendi kurr nuk u soll në gjyq në Bosnjë është se ai kishte lidhje “me nivelin më të lartë të biznesit dhe politikës”.
Fahrudin Radonçiq, ministri i punëve të brendshme të Bosnjës, tha: “ Ne do të përdorim të gjitha mjetet diplomatike që Kelemendin ta kthejmë në Sarajevë”. Në të kaluarën, Radonçiq thuhet se ka bërë biznese me Kelmendin, dhe pse ai e ka mohuar një gjë të tillë.
Kështu me 9 maj, Zijad Turkoviç, i cili përballet me gjyqin për krimin e organizuar në Sarajevë, përsëriti pretendimin që ai kishte thënë më herët para gjykatës se Radonçiq kishte thënë para për vrasjen e Kelmendit në vitin 2010. Zëdhënësi i Radonçiq, i pyetur rreth këtyre pretendimeve nuk u përgjigj pse një burim i afërt me të ka thënë se akuzat ishin enigmatike dhe se ai nuk mund të shihte “asnjë lidhje apo motiv”.
Ai vuri në dukje se si si Radonçiq si pronar i të përditshmes kryesore “Avaz”, do të mund të përdorte pushtetin e tij mediatik për të larë hesape nëse ai dëshiron. Ai ka spekuluar se ndoshta mund të jetë një arsye politike për akuzën.
Arrestimi i Kelmendit, në qoftë se pasohet me një gjykim të drejtë, mund të jetë një pikë e rëndësishme kthese në luftën kundër krimit të organizuar në rajon. Thashethemet rreth asaj se kush është i frikësuar nga gjykimi i tij dhe kush nga niveli i lartë është i lidhur me të, kanë dalë në pah. Edhe Darko Sariç, kontrabandisti i dyshuar për kokainë, ka rënë dakord që të jap dëshmi kundër Kelmendit, edhe pse ende nuk ka asnjë provë serioze rreth lidhjes së tij me nivelin e lartë shtetëror.
“Kurir”, një gazetë serbe e afërt me shërbimet e inteligjencës serbe, gjithashtu thotë se e gjykimi i Kelmendit mund të jetë i rrezikshëm për Presidentin e Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik. Shërbimi i Intelegjecës serbe, tani është nën kontrollin e fuqishëm të zëvendëskryeministrit Aleksandër Vuçiq. Gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, Dodik doli në mbështetje të oponentëve politik të Vuçiqit. Një burim nga Bosnja thotë se kjo mund të nënkuptojë se Vuçiqi duke përdorur Kelmendin mund të dërgojë një formë mesazhi paralajmërues për Dodikun. Udhëheqësi serb i Bosnjës i ka hedhur poshtë këto histori si gënjeshtra.
Në Kosovë dhe Mal të Zi, gjithashtu ka shumë diskutime në lidhje me nëse Kelmendi ka pasur mbrojtje të nivelit të lartë apo jo. Në Kosovë, Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, tha se ajo ishte “krenare që Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej njerëzve më të kërkuar në Ballkan dhe kjo tregoi vendosmërinë e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar ndërkufitar”. Më 14 maj, Elvisi njëri nga djemtë e Kelmendit u dënua në Prishtinë për vrasje në tentativë në Sarajevë. Ndoshta zonja Çitaku është e drejtë, shkruan “The Economist”. /Ind/kohaislame