1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Thaçi takon Papa Franciscon e Parë

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Vatikan, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri është pritur në audiencë private nga Papa Francisco i Parë.

Kryeministri, Hashim Thaçi ka informuar Papa Franciscon e Parë për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, kryeministri Thaçi i kërkoi Papa Franciskut të Parë njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Siç thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Francisco i Parë, mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentin slloven Borut Pahor, presidentin bullgar Rosen Plevneliev, kryeministrin e Francës Jean-Marc Ayrault, kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanovic, kryeministrin e Bosnjë dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit Dipu Moni, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Avaramopulos, kongresisten Nancy Pelosi. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit