3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Thaçi relativizon ikjen e qytetarëve, thotë se iu ka ndodhur edhe vendeve tjera

Më të lexuarat

Evropa e Lire

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e ka realtivizuar ikjen e qytetarëve të Kosovës duke thënë se një gjë e tillë iu ka ndodhur edhe shteteve të tjera.
“Nuk është vetëm Kosova që qytetarët lëvizin në drejtim të Evropës perëndimore. Ka ndodhur edhe prej vendeve që madje janë anëtarësuar në BE dhe pastaj kanë lëvizur për çështje ekonomike, apo edhe vende të tjera që kanë qenë në prag të anëtarësimit. Kështu që edhe ne ballafaqohemi me ato procese që janë ballafaquar edhe vende të tjera të rajonit. Por edhe sot mund të them lirisht se ne do t’i krijojmë të gjitha mundësitë dhe do t’i plotësojmë të gjitha kriteret që të ketë proces të shpejtë të liberalizimit të vizave, të nënshkruajmë marrëveshjen e stabilizim asocimit në gjashtëmujorshin e parë të vitit të ardhshëm dhe të krijojmë realitetin evropian në Kosovë”, ka thënë Thaçi, për Zërin e Amerikës.

Pavarësisht kësaj, Thaçi po deklaron se Kosova asnjëherë s’ka qenë më mirë në kuptimin zhvillimor, politik e diplomatik.

“Kosova kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në pozicion më të mirë, ne kuptimin edhe zhvillimor, në kuptimin edhe politik e diplomatik. Vendi po konsolidohet. Tash kemi prioritete të qarta për vazhdimin e zhvillimit ekonomik edhe krijimin e vendeve të reja të punës edhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve edhe procesin integrues evropian”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit