1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi nuk e ka shqyrtuar raportin për shamitë

Më të lexuarat

Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi ende nuk e ka shqyrtuar raportin e Komisionit për Liritë Fetare me të cilin rekomandohet heqja e ndalesës për bartjen e shamisë.

“Ende nuk e kemi shqyrtuar raportin”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Derisa nuk dihet nëse përçarja e anëtarëve të këtij Komisionit, rreth rekomandimeve të tij, do të ndikojë në vendimin e Kryeministrit.
“Kryeministri e shqyrton këtë”, ishte përgjigja e vetme e Kuçit në lidhje me këtë.
Kryetari i Komisionit për Liritë Fetare, Amir Ahmeti ndërkaq ka thënë se beson në pajtueshmërinë e Thaçit në lidhje me kresat e tyre, respektivisht ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
“Këtë komision e ka themeluar vetë Kryeministri i Kosovës Thaçi, dhe nuk besoj se ai nuk do të implementojë rekomandimet e komisionit”, tha ai.
Kundër rekomandimeve të Komisionit ka dalë anëtari i saj, Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit