-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Thaçi, në vizitë dyditore në Turqi

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, filloi sot një vizitë zyrtare dyditore në Turqi.
 
Vizita zyrtare e Thaçit zhvillohet me ftesë të Ministrit Mevlut Çavusoglu do të vazhdojë deri në 20 shkurt.
Në takim do të diskutohet zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat përfshi edhe ato ndërkombëtare.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se: “Vizita e cila rastësisht ka përkuar me periudhën e 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës ka një kuptim të veçantë. Turqia beson se është thelbësore ekzistenca e Kosovës multietnike, multikulturore, demokratike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Turqia gjithashtu që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi, ka qenë një ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë si dhe ka qenë dhe është e vendosur të vazhdojë mbështetjen e saj, ndaj këtij vendi”.
Ndërkaq gjatë vizitës në Turqi, Hashim Thaçi do marrë pjesë edhe në inaugurimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit